Testi Psikologjik për Çrregullimin e Panikut
Ky test psikologjik është zhvilluar me qëllimin për të identifikuar dhe analizuar simptomat dhe ndikimet e çrregullimit të panikut në jetën tuaj. Ky test synon të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë ndjesitë e tyre të frikës së papritur dhe të ashpër, si dhe të ndihmojë në identifikimin e ndonjë tendence për të pasur sulme paniku.
Ky test përfshin pyetje me zgjedhje të shumëfishta që janë të fokusuar në aspektet kryesore të çrregullimit të panikut, si p.sh. ndjesitë e frikës së papritur, ndjenja e mungesës së kontrollit, dhe simptomat fizike që shoqërojnë sulmet e panikut. Pas përfundimit të testit, ju do të merrni një rezultat të menjëhershëm që tregon nëse keni simptoma të çrregullimit të panikut dhe si të ndihmoheni në trajtimin dhe menaxhimin e tyre.
*Rezultatet e këtij testi nuk zëvendësojnë një diagnozë profesionale apo konsultë me një mjek psikiatër apo psikolog . Nëse ndiheni se keni nevojë për ndihmë profesionale, ju lutemi konsultohuni me një ekspert në fushën e shëndetit mendor.
A keni përjetuar ndonjëherë një rritje të papritur të frikës ose shqetësimit intensiv, në dukje të paqartë, që zgjati disa minuta?
Nëse po, a keni përjetuar ndonjë nga simptomat e mëposhtme gjatë atyre minutave? Rrahje të përshpejtuara të zemrës?
Frymëmarrje të shpeshtë apo ndjenjë se po mbyteni?
Dhimbje apo parehati në gjoks?
Të përziera apo dhimbje barku?
Ndjenjë trullosje, dhimbje koke apo ndjenjë të fikti?
Ndjesi të ftohti apo ndjesi nxehtësie?
Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash?
Një ndjenjë sikur po çmendëni apo po humbisni kontrollin?
Ndjenja e të qenit i shkëputur nga vetja ose mjedisi, ose ndjesi se jeni duke e vëzhguar veten nga jashtë trupit tuaj? Apo, se gjërat nuk janë reale?
Jeni të shqetësuar se do të vdisni?
Për të paktën një muaj pasi keni pasur këtë përvojë, a jeni shqetësuar se mund t'I përjetoni përsëri këto simptoma?
A keni marrë mekamente për të shmangur një sulm të përsëritur ?
A jeni diagnostikuar me aritmi kardiake, hipertiroidizëm, astmë, COPD ose syndrome të zorrës së irrituar?
A keni frikë nga një situatë, kafshë ose objekt i caktuar që ju bën të përjetoni panik, djersitje, dridhje dhe/ose rrahje të shpeshta të zemrës?
A përjetoni shqetësime të vazhdueshme dhe të tepruara për një sere gjërash të ndryshme, aq sa të ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme?
A ju thonë njerëzit se dukeni nervoz?