Skip to content Skip to footer

Zgjidhni Terapinë në Çift për Një Marrëdhënie më të Fortë

Marrëdhëniet janë një udhëtim. Kur përballeni me sfida, terapia në çift është një mjet i çmuar për të rinovuar lidhjen, komunikimin dhe besimin ndërmjet ju dhe partnerit tuaj. Ne punojmë me të gjithë çiftet – ata që ende nuk janë të martuar, ata që janë para martesës, dhe ata që tashmë janë të martuar – për të ndihmuar ata të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe lidhje të qëndrueshme. Nëpërmjet terapisë sonë në çift trajtojmë çështje të rëndësishme si pabesia, shqetësimeve seksuale, traumës dhe sfidave të tjera.

Terapi në Çift për Një Marrëdhënie më të Fortë
Çfarë është Terapia në Çift

Çfarë është Terapia në Çift

Terapia ne çift është një lloj psikoterapie që përqendrohet në marrëdhënien e dy partnerëve në një marrëdhënie të dashurisë, martesës, ose një marrëdhënie të tjera të ngjashme. Qëllimi kryesor i terapisë së ciftit është të ndihmojë partnerët të kuptojnë dhe të zgjidhin konfliktet, të përmirësojnë komunikimin, dhe të zhvillojnë mënyra të shëndetshme për të trajtuar sfidat që ndodhin në marrëdhënien e tyre.

Klinika Ego përdor teknika dhe metoda të psikoterapisë ne çift për të ndihmuar çiftet të punojnë bashkë për përmirësimin e marrëdhënies së tyre. Me një ekip të trajnuar dhe të përgatitur, ne ofrojmë mjedisin e duhur për rikuperimin dhe zhvillimin e marrëdhënies suaj.

Objektivat e Terapisë në Çift

Objektivat e Terapisë në Çift

Një nga qëllimet kryesore të terapisë së ciftit është të ndihmojë partnerët të mësojnë të komunikojnë më mirë. Terapisti ndihmon ata të identifikojnë modelet e dëmshme të komunikimit dhe të zhvillojnë mënyra të shëndetshme për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Terapia e ciftit ndihmon partnerët të identifikojnë burimet e konflikteve dhe tensioneve në marrëdhënie dhe ofron strategji dhe mjete për t’i menaxhuar ata. Kjo përfshin mësimin e aftësive për zgjidhjen e konflikteve dhe mënyra të efektshme për të diskutuar dhe zgjidhur çështje të ndryshme.

Përmes terapisë së ciftit, partnerët mund të punojnë në rivendosjen e lidhjes emocionale dhe intimitetit në marrëdhënie. Kjo përfshin përmirësimin e ndjenjave të bashkëpunimit, të besimit dhe të ndjenjave të dashurisë.

Terapia e ciftit ndihmon partnerët të adresojnë problemet specifike që mund të kenë ndikim në marrëdhënie, përfshirë financat, marrëdhëniet seksuale, rritjen e fëmijëve, dhe sfidat e tjera të jetës së përditshme.

Në raste të ndarjes ose distancimit në marrëdhënie, terapia e ciftit ndihmon partnerët të ndërtojnë të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Ekipi Ynë

Dr. Elda Kadra - Psikiatër

Dr. Elda Kadra është mjeke psikiatër e cila ka kryer specializim 4-vjeçar në spitalin psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Departamenti i Neuroshkencës, Tiranë.

Fjoralda Mecollari - Psikologe

Fjoralda Meçollari, ka kryer studimet bachelor në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale. Me një veprimtari të përqendruar në shëndetin mendor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve.

Dëshironi ta shpëtoni marrëdhënien tuaj?

Kontaktoni Klinikën Ego sot dhe merrni ndihmë profesionale nga një terapist i liçensuar.

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.