Skip to content Skip to footer

Çrregullimet e Gjumit

Pagjumësia përfshin një gamë të gjerë çrregullimesh të gjumit, nga mungesa e cilësisë së gjumit deri tek mungesa e sasisë së gjumit.

Pagjumësia zakonisht ndahet në tre lloje:

  • Pagjumësia kalimtare – shfaqet kur simptomat zgjasin nga disa ditë deri në disa javë.
  • Pagjumësia akute – quhet edhe pagjumësi afatshkurtër. Simptomat vazhdojnë për disa javë.
  • Pagjumësia kronike – ky lloj zgjat të paktën me muaj, e ndonjëherë edhe vite. Shumica e rasteve të pagjumësisë kronike janë dytësore, që do të thotë se ato janë efekte anësore ose simptoma të ndonjë problemi tjetër.

Ka disa shenja dhe simptoma që lidhen me pagjumësinë.

  • Vështirësi për të fjetur natën
  • Zgjimi gjatë natës
  • Zgjimi më herët se sa dëshirohet
  • Personi i prekur mund të zgjohet duke mos u ndjerë plotësisht i zgjuar dhe i freskët, dhe mund të ketë një ndjesi lodhjeje dhe përgjumjeje gjatë gjithë ditës.
  • Lodhje ose përgjumje gjatë ditës
  • Iritabilitet, depresion ose ankth
  • Përqendrim i dobët
  • Të qenit i pakoordinuar, rritje e gabimeve apo aksidenteve
  • Dhimbje koke tensive
  • Simptomat gastrointestinale
  • Shqetësim për gjumin.
  • Mungesa e gjumit mund të shkaktojë simptoma të tjera
  • Disa njerëz kanë më shumë gjasa të vuajnë nga pagjumësia se të tjerët. Kjo perfshin:
  • Udhëtarët
  • Punonjësit me turne me ndërrime të shpeshta
  • Të moshuarit
  • Përdoruesit e drogës
  • Studentë adoleshentë ose të rinj
  • Gratë shtatzëna
  • Gratë në menopauzë
  • Personat me çrregullime të shëndetit mendor

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!

Klinika EGO
Politika e Cookie-ve

Kjo faqe interneti përdor cookies në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookies ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione si njohja juaj kur riktheheni në faqen tonë të internetit, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen Politika e Cookie-ve