Çrregullimet mendore që vijnë nga një sëmundje tjetër mjekësore
Semundje të përgjithshme mjekësore mund të shkaktojnë ose të jenë të lidhura me shumë çrregullime mendore. Psikiatri duhet të jetë gjithmonë vigjilent për (1) një sëmundje mjekësore tjetër që pacienti mund të ketë dhe (2) substanca ilegale, medikamente, që pacienti mund të jetë duke marrë.
Shkaqe të mundshme të simptomatikës psikiatrike mund të jenë: epilepsia, tumoret e trurit, traumat e kokës, sëmundjet demielinizuese si skleroza multiple dhe skleroza amiotrofike laterale, semundjet infektive të trurit si herpes simplex, neurosifilizi, HIV, sëmundja Lyme, sëmundja e Prion; sëmundjet autoimmune si Lupusi eritematoz sistemik; sëmundje endokrine të tiroides, të paratiroides, gjëndrrave mbiveshkore, hipofizës; sëmundje metabolike si encefalopatia hepatike, encefalopatia uremike, encefalopatia hipoglicemike, ketoacidoza diabetike, porfiria acute intermitente; çrregullime nutricionale p.sh.: defiçenca e niacinës, vit B1, vit B12; helmimi me toksinat si mërkuri, plumbi, manganese, arseniku.
Literatura e përdorur:
Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric Association: Diagnostic Manual of mental disorder 1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.