Skip to content Skip to footer

Çrregullimi Obsesivo-Kompulsiv

Çrregullimi obsesivo-kompulsiv


Obsesionet janë mendime,impulse ose përfytyrime të qëndrueshme, të padëshirueshme, që për vetë personin duket se janë pa kuptim dhe të futura me forcë, por që akoma vazhdojnë të jenë në mendjen e tij, megjithë përpjekjet që bën për t’i izoluar dhe për ti neutralizuar me anën e disa veprimeve. Obsesionet e shtojnë ankthin. Obsesionet më të zakonshme janë mendimet e violencës (psh.:për të dëmtuar babain), të kontaminimit (psh.:marrja e një sëmundjeje të frikshmeme anën e prekjes së dorezave te dyerve) dhe të dyshimit (frika e vazhdueshme se mos ka lënë derën hapur).

Kompulsionet janë veprime të përsëritura, të qëllimshme, të pamenduara, që pakësojnë ankthin dhe që kryhen për të neutralizuar një obsesion, zakonisht në përputhje me disa rregulla strikte ose në mënyrë strereotipike. Njerëzit e ndiejnë se duhet të kryejnë këto veprime për të shmangur situatat e frikshme e megjithatë ata përpiqen t’i rezistojnë realizimit të tyre, pasi e kuptojnë që janë të paarsyeshme. Veprimet kompulsive nuk i japin kënaqësi personit, por momentalisht ato lehtësojnë tensionin dhe ankthin. Kur personi përpiqet t’i rezistojë kompulsionit, tensioni ngrihet dhe mund të lehtësohet kur të kryhet akti kompulsiv. Kompulsionet më të zakonshme janë larja e duarve, numërimi, kontrollimi (psh.:për tu siguruar se celësi i sobës elektrike është fikur), prekja (psh.:prekja e objekteve të dhomës para se personi të shkojë për të fjetur).

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!