Çrregullimet e ankthit
Crregullimi i panikut diagnostikohet vetëm atëherë kur ataket e panikut janë të përsëritura dhe të papritura, ndërkohë që pacienti ka frikën e vazhdueshme se mos i ndodh një tjetër atak të paktën për një muaj.
Ataku i panikut është një rritje dramatike dhe spontane e frikës dhe e shqetësimit, që shoqërohet me simptoma fizike të shumta. Ai ështe një simptomë që gjendet në disa çrregullime të ankthit. Quhet atak paniku kur janë të pranishme të paktën katër prej simptomave fizike të mëposhtme, brenda 10 minutave të fillimit të episodit :
- Palpitacione ose rrahje të shpeshta të zemrës
- Djersitje
- Dridhje ose lëkundje
- Ndjenjë e shkurtimit ose ngadalësimit të frymëmarrjes
- Ndjenjë e mbytjes
- Nauze ose shqetësim abdominal
- Dhimbje gjoksi ose mungesë rehati
- Marrje mendsh,vertizhe, ndjenjë paqëmdrueshmërie ose të fikti
- Ndjenjë e mungesës së realitetit(derealizim), ose ndjenjë e shkëputjes nga vetja (depersonalizimi)
- Frikë se mos çmendet ose bën diçka të pakontrolluar gjatë momentit të atakut
- Frike se mos vdesë
- Parestezi (mpirje ose ndjenjë mornicash)
- Të ftohtë ose skuqje e nxehtë
- Ataku I panikut mund të jetë i papritur,spontan (i paprovokuar).
- I lidhur me situatën, me një nxitës situacional(p.sh.:gjarpëri), (i provokuar).
- I predispozuar nga situata, pra ka mundësi të ndodhë gjatë një situate që provokon ankth (p.sh.:në ashensor).
Agorafobia
Agorafobia nënkupton frikën e ndodhjes në vende ose situata nga të cilat mund të jetë e vështirë dalja, ose në të cilat ndihma mund të jetë e paefektshme, në rastet kur personi shfaq një simptomë që mund të jetë invalidizuese ose shqetësuese. Simptomat tipike që hasen janë marrje mendsh, rrëzim në tokë, humbje e kontrollit të urinimit ose defekimit, dhimbje gjoksi. Kjo frikë e bën personin të kufizojë udhëtimet ose të kërkoje shoqërues kur largohet nga shtëpia. Si rregull, në praktikën klinike, ataket e panikut dhe agorafobia ndeshen më shpesh të kombinuara se sa veç e veç, ku si rregull të parat shfaqen ataket e panikut ndërkohë që agoraphobia zhvillohet si përgjigje ndaj këtyre episodeve, duke u lidhur me vende ku personat kanë përjetuar atake paniku në të kaluarën.
Crregullimi i ankthit të përgjithësuar
Crregullimi i ankthit të përgjithësuar karakterizohet nga shqetësim i skajshëm. Ai ndryshon shumë nga personi në person. Të paktën 3 prej simptomave të mëposhtmë duhet të kenë qenë të pranishme gjatë kohës më të madhe në 6 muajt e fundit:
- Shqetësim, ndjenjë ngacmimi ose irritim
- Të qënurit lehtësisht të lodhur
- Vështirësi për tu përqëndruar, ose pamundësi për të kujtuar
- Irritabilitet
- Tension muskular
- Çrregullim i gjumit
Fobitë
- Agoraphobia Frikë e të qënurit vetëm ose në vende publike, nga të cilat mund të jetë i vështirë largimi, ose ndihma mund të mos jetë e mundur në rastin e një paaftësie të menjëhershme.
- Fobite specifike Frikë nga objektet ose nga situatat specifike si p.sh.:gjarpëri,lartësia (ndryshe nga të qëndruarit vetëm, nga të qënurit larg shtëpisë, ose nga shqetësimi në publik)
- Fobia shoqërore Frikë, shqetësim ose poshtërim në situata publike
Literatura e përdorur:
Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric Association: Diagnostic Manual of mental disorder 1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.