Skip to content Skip to footer

Misioni ynë

Të ndihmojmë njerëzit te bëhen versioni më i mirë i vetes

Nëpërmjet terapive të personalizuara, pacientët tanë rigjejnë një perceptim të shëndetshëm të vetes dhe krijojnë e përforcojnë marrëdhënie të mira ndërpersonale. Me ndihmën e duhur profesionale, çdokush mund të shpalosë versionin më të fortë, më të pavarur dhe më të përmbushur të vetes. Falë formimit multidisiplinar në psikiatri konvencionale, psikanalizë, psikoterapi kognitive, terapi sjellje, neurologji, abuzim me substacat dhe alkoolin, pacientit i ofrohet strategjia terapeutike që i nevojitet. Thjeshtësia dhe empatia ime do t’ju lejojnë të krijoni një marrëdhënie besimi e cila do të jetë shoqëruesja juaj në rrugëtimin e bukur të mendjes.

Nga dobësitë tuaja do të lindë forca juaj.

Dr. Elda Kadra

Anëtare e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare

Dr. Elda Kadra ka kryer specializim 4-vjeçar në spitalin psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Departamenti i Neuroshkencës, Tiranë. Gjatë procesit të specializimit, ka punuar në Urgjencën Psikiatrike dhe në pavionet akute dhe subakute. Ajo ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca, brenda dhe jashtë vendit dhe është autore e punimeve shkencore. Është anëtare e Lidhjes së Psikiatrise Shqiptare. Aktualisht ushtron aktivitetin e saj në klinikën private “Ego”, konsulencë psikiatrike dhe psikologjike.

Rreth meje

Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçare

Edukimi

Specializim në Psikiatri

Universiteti i Mjekësisë Tiranë

Qendra spitalore universitare Nënë Tereza

Departamenti i neuroshkencës

Tiranë

Master i shkencave në mjekësi të përgjithshme

Fakulteti i Mjekësisë

Universiteti i Mjekësisë

Tiranë

Shkolla e mesme “16 shtatori”

Shijak

Eksperienca Profesionale

Mjeke Psikiatre

Klinika “EGO”, konsulencë psikiatrike dhe psikologjike,
Tiranë

Mjeke Psikiatre

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë

Mjeke

Qendra Shëndetësore Verore, Golem

Mjeke

Qendra Shëndetësore Verore, Golem

Mjeke

Qendra Shëndetësore Verore, Golem

Mjeke

Qendra Shëndetësore Verore, Golem

Mjeke e përgjithshme pranë shërbimit të hemodializës

Qendra mjekësore amerikane/Spitali Amerikan Durrës

Trajnime dhe praktika

Trajtimi i Varësisë: Aftësi klinike për ofruesit e kujdesit shëndetësor.

Yale University (online course)

Kujdesi në shëndetin mendor, Webinar, BGP Products
Switzerland GmbH, Tiranë

Njohja dhe trajtimi i sëmundjeve në fushën psikiatrike dhe neurologjike.
Webinar, Departamenti i Neuroshkencës, Shërbimi i Psikiatrisë QSU “Nënë Tereza”.

Dhuna në shëndetin mendor

Konferencë, Korçë

Qasje të gjenetikës në praktikën mjekësore

Seminar, Tiranë

Qasje të gjenetikës në praktikën mjekësore

Seminar, Tiranë

Hartimi dhe rishikimi i “Udhërrëfyesve të praktikës
mjekësore dhe protokolleve klinike” të Psikiatrise së
Përgjithshme dhe Psikiatrisë së Fëmijëve/Adoleshentë,

Ministria e Shëndetësisë, Tiranë

Kongresi i neuroshkencës, Prishtinë

Praktikë stazhi, Spitali Rajonal Durrës

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore, Tiranë

Aktivitete sensibilizuese për ditën botërore kundër AIDS

Aktivitete senzibilizuese – Kanceri i gjirit parandalohet

Fjoralda Mecollari

Psikologe

Fjoralda Meçollari, ka kryer studimet bachelor në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale. Me një veprimtari të përqendruar në shëndetin mendor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve, ka shërbyer në role të ndryshme si psikologe.
Fillimisht ajo është angazhuar në krijimin e mjediseve të punës sa më të shëndetshme për punonjësit dhe në përmirësimin e efikasitetit të tyre në vendin e punës. Më tej, ka asistuar në programe të cilat synonin zhvillimin e përgjithshëm dhe krijimin e një mjedisi të mbështetjes dhe rritjes për femijet e afterschool/summerschool.
Terapia zhvillimore për fëmijët me çrregullime neurozhvillimore është një tjetër fushë e punës së saj. Si terapiste zhvillimi puna e saj ka konsistuar në: marrjen pjesë në procesin e vlerësimit, hartimin e planit të edukimit individual të fëmijës, si dhe ofrimin e shërbimit terapeutik. Më së fundmi, Fjoralda është fokusuar te individët të cilët përjetojnë sfida të shëndetit mendor. Duke ofruar trajtim dhe mbështetje, ajo ndihmon në menaxhimin dhe përmirësimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike. 
Duke kombinuar gjuhën profesionale dhe dashurinë për profesionin, ajo është e përkushtuar për të ofruar trajtim dhe mbështetje për çdo individ.

Rreth meje

Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçare

Edukimi

Universiteti i Tiranës, FSHS

Master për Psikologji Klinike | Tetor 2018 – Korrik 2020

Master shkencor i cili zgjat dy vite. Është i ndarë në pjesën teorike në vitin e parë dhe kombinimi teori-praktikë në vitin e dytë. Tema e diplomës ishte një hulumtim mbi impaktin e inteligjencës emocionale në mirëqenien psikologjike dhe kënaqësinë e jetës me rezultat 10/10.

Universiteti i Tiranës, FSHS

Bachelor për Psikologji | Tetor 2015 – Korrik 2018

Është një program studimi 3-vjeçar i përqëndruar në njohuritë e përgjithshme në fushën e psikologjisë.

Eksperienca Profesionale

Terapiste e teknikës ABA

Down Syndrome Albania

Psikologe & koordinatore

Qender kulturore arsimore Performance.

Terapiste e teknikës ABA (praktikë shkollore)

Down Syndrome Albania | Nëntor 2017 – Maj 2018

– Trajtim i fëmijëve nga mosha 2 vjeç
– Diagnostikimi i fëmijëve me Sindromën Down
– Zhvilimi i Terapisë ABA

Trajnime dhe praktika

Terapiste e teknikës ABA (praktikë shkollore)

Down Syndrome Albania | Nëntor 2017 – Maj 2018

– Trajtim i fëmijëve nga mosha 2 vjeç
– Diagnostikimi i fëmijëve me Sindromën Down
– Zhvilimi i Terapisë ABA

Fiona Zeka

Neuropsikologe Klinike
Fiona Zeka është një neuropsikologe klinike me një sfond të fortë akademik dhe përvojë të gjerë profesionale. Ajo përfundoi studimet bachelor në Psikologji në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë. Më pas, ajo vazhdoi me studimet master në Neuropsikologji Klinike në Universitetin e Sheffield, City College, në Selanik, Greqi. Gjatë bashkëpunimit me Universitetin e Sheffield dhe Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, në Departamentin e Neuroshkencës, Fiona zhvilloi praktikën e saj profesionale duke ofruar vlerësim neuropsikologjik, psikoterapi dhe mbështetje emocionale për pacientët e hospitalizuar. Përveç praktikës klinike, ajo është gjithashtu autore e disa artikujve shkencorë. E pajisur me licencë profesionale, Fiona aktualisht ushtron aktivitetin e saj në klinikën private “Ego”, ku ofron konsulencë psikiatrike dhe psikologjike. Ajo është e përkushtuar ndaj mirëqenies së pacientëve të saj dhe përpiqet gjithmonë të sjellë qasje të bazuara në evidencë dhe të personalizuara për çdo individ. Në klinikën “Ego”, Fiona Zeka përdor njohuritë dhe përvojën e saj për të ndihmuar pacientët të përballen me sfidat e tyre mendore dhe emocionale, duke krijuar një ambient të sigurt dhe mbështetës për shërimin dhe zhvillimin e tyre personal.

Rreth meje

Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçare

Edukimi

“The University of Sheffiled” Kampusi Europian, City College, Selanik, Greqi.

Master i Arteve
Neuopsikologji Klinike 2020 – 2023

“AAB College” Prishtinë, Kosovë

Bachelor i Arteve | “Psikologji” 2017 – 2020

Eksperienca Profesionale

Alumni Association (NGO)
Menagjere e projektit, Sttugart, Gjermani, 2023

“Leadership Summer School” është një projekt që ka për qëllim të ulë emigrimin nga vendet ballkanike duke prodhuar lider të rinjë në fusha të ndryshme si: biznes, mjekësi etj. LSS 2023, është udhehqeur nga une, ku përgjegjsi kam pasur të zgjedh temant dhe trajnerët për seminare një javore, si dhe të kategorizojë dhe selektoj pjesëmarresit.

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës, Departamenti i Neuroshkencës: Asistente e neuropsikologut, hulumtuese shkencore

E trajnuar në diagnostifikim neuropsikologjik dhe seanca për stimulim konjitivë, pjesmarrje në hulumtime shkencore.

Klinika për Sherbime Psikologjike “UNI”
Asistente e psikologut 2021, Prishtinë

Eksperiencë në psikoedukim me klientet, observuarvim i seancave psikoterapisë.

Qendra Spitalore Universitatre e Prishtinës, Departamenti i Neurologjisë
Asistente e psikologut 2021, Prishtinë

Testet psikometrike të aplikuara (diagnostikë kognitive) dhe seanca stimulimit për përmirsimin e konjicionit.

Klinika për Sherbime psikologjike “Visar Sadiku”
Terapiste e fëmijëve, 2019, Prishtinë

Eksperiencë në terapinë e sjelljes tek fëmijët me autizëm, stimulim akademik për fëmijët me nevoja të veçanta, përkahje emocionale dhe psikoterapi për fëmijëve me shqetësime emocionale.

Labyrinth (NGO)
Psikologe, 2019, Prishtinë

Eksperiencë në psiko-edukimin e klientëve me çrregullim të vartësisë , mbeshtetje sociale dhe emocionale.

Down Syndrome Kosovo (NGO)
Terapiste e fëmijëve 2019, Prishtinë

Kam punuar me fëmijët drejt stimulimit konjitiv, dhe trajnime për përdorimin e kompjuterit.

Trajnime dhe praktika

Stuttgart Leadership Summer School (praktikë shkollore)

Alumni-Association of the Rochus and Beatrice Mummert-Foundation. Gusht 2022, Stuttgart Gjermani.

Përpilimi i raportit të vlerësimit profesional

Mars 2021, Prishtinë
Klinika Empatia

Qasja tek të miturit që përdorin narkotikë dhe metoda këshillimi

Mars 2019, Prishtinë
Shoqata Psiko-Sociale “Alternativa”

Testimi i personalitetit Shkurt 2019, Prishtinë ShoPsiKo

Çrregullimet emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët dhe adoleshentët dhe trajnimi i tyre

Janar 2019, Prishtinë
Shoqata Psiko-Sociale “Alternativa”

Program stimulues për fëmijë

Shkurt 2017, Prishtinë
Zyra për shërbime psikologjike

Si mund t’ju ndihmojmë?

Ruajtja e sekretit profesional mjekësor, si në aspektin etik e juridik, është primare për ne. Të dhënat personale që ndahen me mjekun gjatë vizitave, mbahen sekret dhe nuk ndahen me njerëzit e tjerë. Kjo përbën esencën e krijimit të një marrëdhënieje të shëndoshe terapeutike përmes parimit të mirëbesimit.
Është pashmangshmërisht e evitueshme ndeshja në perditshmërinë tonë me stimuj stresantë sapo lëmë derën e shtëpisë e shpeshherë, edhe brenda mureve të saj. Të gjithëve na ka ndodhur që një problem në punë, një zënke me një njeri të dashur, vetmia, shqetësimet e mbledhura për një kohë të gjatë, të na kenë ndikuar thellë dhe të na kenë kushtuar netë pa gjume, ankth, mërzi, si të pasurit vështirësi në proçesin e të menduarit ose të menduarit jo të kthjellët, sjellje jo të përshtatshme që mund të kalojnë kufinjtë e luhatjes që shumica e njerëzve ndiejnë herë pas here. Ato ndërhyjnë në përditshmërinë tuaj, duke krijuar vështirësi në marrëdhëniet me personat tuaj të dashur, në punë etj, e duke përkeqësuar në mënyrë të tillë cilësinë e jetës. Një çrregullim i shëndetit mendor është shpesh i padukshëm. Çfarë do të na sherbente më mire në të tilla momente se një ambient i rehatshëm dhe një specialist që dëgjon, këshillon dhe trajton, larg stigmës dhe tërësisht konfidencial?

Të marrit ndihmë herët, mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e përkeqësimit të simptomave dhe në bërjen e shërimit më të mundshëm.

Në të tilla raste, hapi i parë është të bëhet një vlerësim psikiatrik gjatë një vizite mjekësore. Në takimin tuaj të parë me një psikiatër, ju do të bashkëbisedoni me të për të kuptuar sesi kane lindur vështirësitë tuaja dhe si po ndikojnë në jetën tuaj tani. Do t’ju drejtohen pyetje për jetën tuaj personale, familjare, kohën e fillimit të shqetësimeve, rëndesen e tyre, praninë e sëmundjeve të tjera mjekësore që mund të keni. Mund t’ju kërkohet të plotësoni formularë specifikë dhe do t’i nënshtroheni edhe një ekzaminimi fizik objektiv. Mund të jetë e nevojshme që ju të kryeni analiza laboratorike, ekzaminime imazherike, sipas rekomandimit të mjekut për të gjetur një shkak të mundshëm të simptomatikës. E gjitha kjo për të arritur në formulimin e një plani individual të përshtatshëm trajtimi.

Takimet e ardhshme janë shpeshherë të nevojshme për të parë nëse terapia ka qenë efikase (mjekimi shpeshherë do kohë të arrijë efektin maksimal, doza mund të ketë nevojë për ndryshime, dhe gjithashtu, njerëzit kanë pergjigje individuale ndaj mjekimeve psikiatrike).

Qëllimi ynë është krijimi i një hapësire të sigurtë dhe të rehatshme, ku do të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona.