Skip to content Skip to footer

Çrregullimet e shëndetit mendor të lidhura me Covid-19

Çrregullimet e ankthit janë çrregullimet mendore më mbizotëruese në popullatën e përgjithshme. Disa faktorë psikologjikë janë shoqëruar me rrezikun e rritur për crregullime të ankthit. Ndjeshmëria ndaj ankthit është përkufizuar si përgjigja e individit ndaj ndryshimeve fiziologjike që shoqërojnë ankthin dhe frikën. Pacientët me çrregullime të ankthit kanë reaksione psikologjike të ekzagjeruara, të cilat janë reflektuese të keqinterpretimeve të sinjaleve trupore, në mënyrë të tillë që pacienti i perception keq këto ndjesi, në mënyrë të papërshtatshme,si të dëmshme e të rrezikshme, duke shpënë në rritje të ankthit e frikës në formë spiraleje. Është bërë e qartë se ka një predispozicion neurobiologjik të trashëguar për reaktivitet fiziologjik të rritur e simptoma të ankthit, në kontekstin e mjediseve të panjohura.. Mbrojtja e tepërt prindërore, kritikat e tepërta dhe mungesa e ngrohtësise, varfëria, ekspozimi ndaj dhunës,izolimi social, humbjet e përsëritura të marrëdhënieve ndërpersonale të rëndësishme janë faktorë rreziku për shfaqjen e çrregullimeve të ankthit.
Pacientët që kanë kaluar COVID-19  kanë manifestuar:
  • Pagjumësi – 42%
  • Vështirësi në përqëndrim – 38%
  • Ankth – 36 %
  • Vështirësi me kujtesën – 34%
  • Humor depresiv – 33%
  • Konfuzion – 28%
Në popullate  gjatë pandemisë COVID-19 janë vërejtur:

1. Tek adultët
  • Crregullim ankthi – 29%
  • Depresion – 9-17%
  • Irritabilitet – 8-12%
  • Simptoma PTSD – 7%
2. Tek fëmijët
  • Simptoma të ankthit dhe deprsive –  20%
  • 2/3 –  shqetësim se mos infektohen
3. Te punonjësit e kujdesit shëndetësor
  • ankth – 12-20%
  • Depresion – 15-25%
  • Pagjumësi -8%
  • Çrregullime të lidhura me traumwn – 35-49%

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.
World Health Organization. Director-General’s remarks at the media briefing on 2019-nCoV on 11 February 2020. http://www.who.int/dg/speeches/detail/who-director-general-s-remarks-at-the-media-briefing (Accessed on February 2022)

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!