Skizofrenia
Sipas DSM-IV, simptomat karakteristike, që duhen të jenë të pranishme për të paktën 6 muaj, me qëllim që të vendoset diagnoza e skizofrenisë janë:
– Simptomat karakteristike: janë të pranishme dy ose më shumë prej simptomave të mëposhtme, secila për një pjesë të rëndësishme të kohës, gjatë një periudhe 1 mujore (ose edhe më pak nëse ështe trajtuar me sukses)
- deluzione
- halucinacione
- te folur i çorganizuar
- sjellje mjaft e çorganizuar ose katatonike
- simptoma negative p.sh.:sheshim afekti, mungesë vullneti
(Kerkohet vetëm një simptomë e kriterit A, nëse deluzionet janë bizarre ose halucinacionet përbëhen nga zëra që komentojnë sjelljen ose mendimet e personit, ose dy ose më shumë zëra bashkëbisedojnë me njëri tjetrin).
- Disfunksion shoqëror për të punuar, veshtirësi ne marrëdheniet ndërpersonale ose kujdesi per veten janë mjaft nën nivelin e arritur përpara fillimit të sëmundjes
- Kohezgjatja të paktën 6 muaj
- Përjashtim i çcrregullimit skizoafektiv ose crregullimeve të humorit
- Përjashtim i abuzimeve nga substancat ose i sëmundjeve mjekësore të përgjithshme
- Përjashtim i lidhjes me crregullimin e thellë të zhvillimit
Deluzionet janë besime të gabuara,te cilat nuk mund të korrigjohen edhe kur personi vendoset përpara fakteve. Ato nuk bien ndesh me normat dhe besimet fetare komunitetit ku ben pjese personi dhe demtojne funksionin social të tij. Halucinacionet janë perceptime që pacienti beson se janë të vërteta megjithëtë dhënat që dëshmojnë për të kundërtën. Mund te jenë të disa formave. Halucinacionet degjimore janë tipi më i zakonshëm. Ata mund të perbëhen nga tinguj, zëra të njohur ose jo ose edhe bashkëbisedime të vazhdueshme midis disa zërave. Halucinacionet mund të jenë edhe pamore, ndjesore, të nuhatjes, të prekjes.
Çrregullimi deluzional
Çrregullimi psikotik i shkurtër
Literatura e përdorur:
Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric Association: Diagnostic Manual of mental disorder 1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.