Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje të keqpërshtatura, të palëkundshme ndaj një stresi. Ata janë globale : ndikojnë pothuajse në të gjitha fushat e jetës së personit. Njerëzit me çrregullime të personalitetit mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata, por në mjedisin rrethues, nuk shqetësohen nga sëmundja, pasi nuk shikojnë tek vetja atë që shohin të tjerët. Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme të nervozojnë të tjerët. Në pjesën më të madhe nuk shoqërohen me psikozë. Çrregullimet e personalitetit janë të shoqëruara me komplikacione të shumta si depresioni, violencë, suicid, sjellja antisociale dhe abuzim me barna. Për lehtësi kategorizohen në ekscentrikë (çrregullimi i personalitetit paranoid, skizoid, skizotipik), dramatikë, emocionalë (çrregullimi i personalitetit antishoqëror, kufitar, histerik, narcistik), anksiozë ose të frikësuar (shmangës, vartës, obsesivo-kompulsiv).
Literatura e përdorur:
Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric Association: Diagnostic Manual of mental disorder 1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.