Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Testi Psikologjik për Çrregullimin Bipolar

Testi Psikologjik për Çrregullimin Bipolar është zhvilluar me qëllimin për të identifikuar dhe analizuar simptomat dhe ndikimet e çrregullimit bipolar në jetën tuaj. Ky test funksionon si një udhëzues për të ju ndihmuar të kuptoni më mirë gjendjen tuaj mendor dhe emocionale.

Ky test përfshin pyetje me zgjedhje të shumëfishta që janë të fokusuar në aspektet kryesore të çrregullimit bipolar, si p.sh. fazat e manisë dhe depresionit, ndryshimet në humor dhe energji, si dhe efektet në jetën sociale dhe profesionale. Pas përfundimit të testit, ju do të merrni një rezultat të menjëhershëm që ju tregon cilat simptoma mund të keni dhe si të merrni hapa konkretë për të menaxhuar dhe trajtuar çrregullimin.

*Rezultatet e këtij testi nuk zëvendësojnë një diagnozë profesionale apo konsultë me një mjek psikiatër apo psikolog. Nëse ndiheni se keni nevojë për ndihmë profesionale, ju lutemi konsultohuni me një ekspert në fushën e shëndetit mendor.

Ndonjëherë jam shumë llafazan/e ose flas shumë më shpejt se zakonisht.

Ka pasur raste kur kam qenë shumë më aktiv ose kam bërë shumë më shumë gjëra se zakonisht.

Ka pasur raste kur jeni ndjerë njëkohësisht me humor të lartë (i gëzuar) dh me humor të ulët (i depresionuar).

Ndonjëherë kam qenë shumë më i interesuar për seksin se zakonisht.

Vetëbesimi im varion nga vetë-dyshimi i madh deri tek vetëbesimi po aq I madh.

Ka pasur ndryshime të mëdha në sasinë ose cilësinë e punës sime.

Pavarësisht se nuk kam patur arsye, ndonjëherë kam qenë shumë I zemëruar ose armiqësor.

Ndonjëherë jam i mërzitur dhe here të tjera mendoj shumë kreativisht.

Ndonjëherë jam shumë i interesuar të jem me njerëzit dhe here të tjera thjesht dua të mbetem vetëm me mendimet e mia.

Disa here kam një optimizëm të madh dhe në disa raste po aq pesimizëm të madh.

Disa herë jam i/e përlotur dhe qaj dhe herë të tjera qesh dhe bëj shumë shaka.

Leave a comment