Çregullimet bipolar janë sëmundje që karakterizohen nga dy eksteme të humorit: ngazëllimi dhe depresioni. Në mënyrë steretipike, sëmundja lëkundet nga mania e egër në depresionin e thellë dhe përsëri prapa te mania. Mania nënkupton ngazëllim ekstrem, hiperaktivitet,axhitacion, të folur të përshpejtuar, vetëvlerësim të tepruar, pjesëmarrje e ekzagjeruar në veprimtari të pëlqyeshme që kanë potencial të lartë me pasoja të dhimbshme, p.sh.: shpenzime ekstravagante, sjellje seksuale të pakontrolluar, pakësim të nevojës për gjumë, shpesh me të menduar të c’organizuar. Termi ngazëllim kërkon nje shënim shpjegues. Do të ishte më e saktë të flitej për gjëndje humori të eksituar se sa të ngazëllyer, pasi përvoja subjektive e personit maniakal shpesh varion nga euforia ekstreme në disforinë e thellë.
Sindromet kryesore që përfshihen në DSM-IV-ën janë çrregullimi bipolar I dhe çrregullimi bipolar II, që dallohen në bazë të intensitetit dhe kohëzgjatjes së simptomave.
Literatura e përdorur:
Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric Association: Diagnostic Manual of mental disorder 1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.