Çrregullimi depresive
Depresioni është një prej sëmundjeve më të zakonshme. Ne të gjithë kemi miq, të njohur ose familjarë, që në një periudhë kohe kanë qenë të deprimuar. Ndoshta 10-15% e atyre që janë me çrregullime depresive kërkojnë trajtim. Simptomat e depresionit janë afektive (humori i deprimuar, anhedonia, ankthi), vegjetative (çrregullimi I oreksit, çrregullimi I gjumit, humbja e energjisë, humbja e libidos, prapambetja psikomotore, axhitacioni psikomotor), motivacional (humbje e interest për veprimtaritë e zakonshme, vështirësi në përqëndrim, mendim ose veprim suicidal), somatike ( ankesa trupore si dhimbje koke, dhimbje shpine, të vjella, konstipacioni etj).
Literatura e përdorur:
Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric Association: Diagnostic Manual of mental disorder 1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.