Skip to content Skip to footer

Demenca

Demenca

Demenca përcaktohet si një përkeqësim i aftësive intelektuale, që shpesh është i një graviteti të mjaftueshëm për të ndërhyrë në funksionimin shoqëror dhe profesional. Deficiti përfshin shumicën e aspekteve të njohjes, kujtesën primare dhe gjykimin. Funksionet më të larta kortikale si gjuha, arsyetimi abstrakt dhe aftësia për të zbatuar porositë, në përgjithësi janë po ashtu të dëmtuara. Ajo nuk është sinonim me moshën e vjetër dhe as pjesë e proçesit normal të plakjes. Ajo mund të shoqërohet me çrregullime të sjelljes, me psikozë, ndryshime të humorit, delirium (axhitacion ose stupor me vetëdije të errësuar, shpeshherë me zhvillim të menjëhershëm, shpeshherë i rikthyeshëm).

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!