Skip to content Skip to footer

Vlerësim Neuropsikologjik

Pse aplikohet vlerësimi neuropsikologjik?

Personat që ballafaqohen me çrregullime neurologjike si epilepsia, skleroza multiple, AVC (aksidente vaskulare cerebrale si tromboza cerebrale, hemorragjia cerebrale), tumore kraniale/cerebrale, ose probleme neurozhvillimore si ADHD dhe prapambetja mendore, shpeshherë shoqërohen edhe me vështirësi konjitive, ku përfshihen problemet me kujtesën, vëmendjen, rrjedhshmërinë në të folur, shkathtësitë vizuospaciale dhe ekzekutive.
Personi i diagnostikuar përfiton nga ndihma neuropsikologjike duke u informuar mbi vështirësitë dhe shkathtësitë individuale të funksioneve konjitive, matja e të cilave bëhet përmes protokolleve të standardizuara (testimet neuropsikologjike). Për më tepër, personi i diagnostikuar këshillohet dhe trajnohet në përforcimin e pamjaftueshmërive me teknika specifike me bazë shkencore (kompensim dhe rikonstruksion), me qëllim që të rritet cilësia e jetës së përditshme.

Çfarë vlerësimesh ofrohen?

  • •Vlerësimi Neuropsikologjik Diagnostik Konjitiv për Epilepsinë
  •  Vlerësime Neuropsikologjike Diagnostike Konjitive për AVC (aksidente vaskulare cerebrale si tromboza cerebrale, hemorragjia cerebrale)
  •  Vlerësime Neuropsikologjike Diagnostike Konjitive për Sklerozën Multiple
  • Vlerësimet Neuropsikologjike Diagnostike për personat që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë
  •  Diagnostikë Konjitive për ADHD
  • Testimi për Vlerësimin e Inteligjencës për moshën e rritur

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!