Dr. Elda Kadra
Konsulencë psikiatrike & psikologjikeDr. Elda Kadra ka kryer specializim 4-vjecar në spitalin psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Departamenti i Neuroshkencës, Tiranë. Gjatë procesit të specializimit ka punuar në Urgjencën Psikiatrike dhe në pavionet akute dhe subakute. Ajo ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca, brenda dhe jashtë vendit dhe është autore e punimeve shkencore. Eshtë anëtare e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare. Aktualisht ushtron aktivitetin e saj në klinikën private “Ego”, konsulencë psikiatrike dhe psikologjike.
Fjoralda Mecollari
PsikologeFjoralda Meçollari, ka kryer studimet bachelor në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale. Me një veprimtari të përqendruar në shëndetin mendor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve, ka shërbyer në role të ndryshme si psikologe.
Fillimisht ajo është angazhuar në krijimin e mjediseve të punës sa më të shëndetshme për punonjësit dhe në përmirësimin e efikasitetit të tyre në vendin e punës. Më tej, ka asistuar në programe të cilat synonin zhvillimin e përgjithshëm dhe krijimin e një mjedisi të mbështetjes dhe rritjes për femijet e afterschool/summerschool.
Fiona Zeka
Neuropsikologe KlinikeFiona Zeka është një neuropsikologe klinike me një sfond të fortë akademik dhe përvojë të gjerë profesionale. Ajo përfundoi studimet bachelor në Psikologji në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë. Më pas, ajo vazhdoi me studimet master në Neuropsikologji Klinike në Universitetin e Sheffield, City College, në Selanik, Greqi.
Gjatë bashkëpunimit me Universitetin e Sheffield dhe Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, në Departamentin e Neuroshkencës, Fiona zhvilloi praktikën e saj profesionale duke ofruar vlerësim neuropsikologjik, psikoterapi dhe mbështetje emocionale për pacientët e hospitalizuar. Përveç praktikës klinike, ajo është gjithashtu autore e disa artikujve shkencorë.
Jeta si një terapist është një jetë në shërbim të të tjerëve, në të cilën ne çdo ditë tejkalojmë dëshirat tona personale dhe kthejmë vështrimin kundrejt nevojave dhe zhvillimit të të tjerëve. Ne marrim kënaqesi jo vetëm në zhvillimin e pacienteve tanë, por gjithashtu në efektin zinxhir – ndikimin e shëndetshem që pacientet tanë kanë mbi ata me te cilët i lidh jeta.
Irvin D. Yalom, The Gift of Therapy