Skip to content Skip to footer

Çrregullimet e Lidhura me Traumen dhe Stresin

Çrregullimi i stresit pas traumës

Çrregullimi i stresit pas traumës shfaqet në njerëzit që kanë mbijetuar pas ngjarjeve traumatike të cilat:

1) Kanë shkaktuar vdekje, kërcënim me vdekje ose dëmtime serioze të tyre ose të njerëzve të tjerë
2) kanë provokuar një përgjigje frike të skajshme, pazotësie dhe tmerri.

Shembuj të tillë janë: përdhunimi ose sulmimi, dëmtimi fizik, luftimet ushtarake, torturat, tërmetet,përmbytjet etj. Personi i dëmtuar ripërjeton traumën me anën e rikujtimeve të dhimbshme të futura me forcë, ëndërrave me sy hapur ose frikërave të natës. Gjithashtu mund të përjetojnë episode disocative, gjatë së cilave besojnë se janë duke rijetuar ngjarjen Crregullimi nënkupton gjithashtu një lloj “mpirjeje psikike” ose reagueshmëri të pakësuar ndaj ambientit rrethues, e cila mund të manifestohet si aftësi e ulur për të ndjerë kënaqësi nga aktivitetet jetësore. Njerëzit me këtë çrregullim kanë simptoma të qëndrueshme autonome të shtuar ku futen : pagjumësia, irritabiliteti, hipervigjilenca, vështirësia për tu përqëndruar dhe përgjigja frikësuese e ekzagjeruar. Pacientët mund të tërhiqen, mënjanohen nga çdo pjesëmarrje në veprimtaritë jetike. Simptomat duhet të vazhdojne mbi 4 javë, që të orientohemi drejt diagnozës së PTSD.

Çrregullimi i stresit akut zhvillohet si përgjigje ndaj ngjarjeve traumatike që janë të ngjashme me ngjarjet që të cojne ne PTSD, por simptomat fillojnë gjatë ose menjëherë pas traumës dhe zgjasin 2 ditë deri në 4 javë.

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!