Skip to content Skip to footer
Psikoterapi e njohjes dhe e sjelljes (CBT)
Çrregullimet disociative

Psikoterapi e njohjes dhe e sjelljes (CBT)

Nëse keni nevojë për psikoterapi CBT, të njohjes dhe të sjelljes, na kontaktoni në Klinikën Ego dhe lini takim për psikoterapi në Tiranë. Tek ne do të merrni vlerësime psikologjike dhe seanca mbikqyrëse për të përcaktuar terapinë më të mirë kognitive. Gjithashtu, do të konsultoheni me një psikolog për të ndryshuar modelet e sjelljeve negative dhe të keni një sjelle më pozitive për të përballuar situata sfiduese në jetë.

Psikoterapi nëpërmjet psikoanalizës​

Psikoterapi nëpërmjet psikoanalizës​

Psikoterapia nëpërmjet psikoanalizës është një teknikë e avancuar trajtimi të cilën mund ta merrni në klinikën Ego në Tiranë. Na kontaktoni për seanca psikoterapie me mjek të specializuar dhe me përvojë në psikoanalizë. Merrni ndihmën që ju duhet për shëndetin tuaj mendor e kujdesuni për veten tuaj në çdo moment të jetës.

Psikoterapi për të luftuar depresionin

Psikoterapi për të luftuar depresionin

Prenotoni një seancë psikoterapie në Tiranë në klinikën Ego. Stafi jonë i kualifikuar do t’ju ndihmojë të luftoni depresionin me seanca psikoterapie të avancuara, dhe të personalizuara për çrregullimet tuaja mendore. Ne ju ofrojmë kura me terapi verbale dhe me medikamente që do ju bëjnë të ndiheni më në formë dhe të përballoni me lehtësi çdo moment në jetë, qoftë situata të vështira, dhe jetën e përditshme.

Trajtim i çrregullimeve psikologjike nëpërmjet psikoterapisë

Çrregullimet psikologjike ju pengojnë të keni një jetë normale. Merrni trajtimet psikologjike më të mira dhe konsulta psikoterapie të kualifikuara në klinikën Ego. Prenotoni seanca psikoterapie në Tiranë në mënyrë që të përballoni me lehtësi vështirësitë në jetë duke përfshirë depresionin. Për shumë pak kohë do të vini re ndryshime në mënyrën tuaj të sjelljes dhe do të ndiheni më mirë.

Trajtim i çrregullimeve psikologjike nëpërmjet psikoterapisë

Llojet e psikoterapive që ofrojmë

Psikoanaliza është metoda origjinale e trajtimit, e zhvilluar nga Frojdi dhe pasuesit e tij. Ajo ka për qëllim riorganizimit e strukturës së karakterit, duke i mëshuar njohjes së vetes. Ajo bazohet në teorinë se e tashmja jonë modulohet nga e shkuara, që do të thotë se qëndrimet tona të tanishme dhe stilet e reagimit ndaj botës, janë në një farë mase të mbartura nga qëndrimet dhe reagimet tona ndaj njerëzve dhe ngjarjeve të mëparshme.

Ajo ka për qëllim njohjen e motivimeve dhe forcave të pavetëdijshme që dëmtojnë jetën e përditshme. Ajo përqëndrohet më pak në përvojat e fëmijërisë dhe më shumë në situatat jetësore aktuale.

Qëllimi i saj është lehtësimi I ankthit përmes risigurimit, këshillimit, modifikimit të faktorëve shoqërorë kur është ë mundur, dhe duke përkrahur fuqitë personale të pacientit dhe fuqitë adaptive të tij.

Kjo lloj terape ka si qëllim të ndihmojë pacientin të kuptojë rrënjët e problemit soecifik emocional, që është burimi I shqetësimit akut, dhe të arrijë një lloj zgjidhje të tij. Numri I sesioneve vendoset në fillim të trajtimit dhe varion në 8-20 sesione.

Modifikimi I sjelljes ose terapia e sjelljes, është një metodë që përdoret për trajtimin e simptomave specifike të sjelljes si: fobi, kompulsione, ankth, çrregullime të sjelljes. Terapia e sjelljes përqëndrohet në veprimet e observueshme dhe ka si qëllim eliminimin e sjelljeve të keqadaptuara.

Kjo lloj terapie bazohet në faktin se humori dhe ndjenjat influencohen nga mendimet tona dhe se shqetësimet psikologjike shpesh shkaktohen nga/ose të paktën ekzacerbohen nga gabimet e zakonshme në të menduar.

Hipnoza është një tip I veçantë i përqëndrimit, I cili është I kujdesshëm, receptiv dhe i fokusuar. Gjatë saj pacienti bashkëpunon me terapeutin për të lehtësuar simptoma specifike si: ankthi, fobia, pagjumësia, reaksionet e konversionit, dhimbja dhe për të kontrolluar zakonet si pirja e duhanit dhe ngrënia e tepruar.

Oraret

Nëse mendoni se keni nevojë për dikë për të biseduar, ne jemi këtu.

  • E hënë – e shtunë : 08:00-20:00
  • E diel: Mbyllur
visita psikologjike psikolog ne shqiperi Trajtime Psikiatrike & Psikologjike

Plani ynë tarifor

  • Çmimi i një vizite është 3000 lekë.

Mos hezitoni të na kontaktoni

Kontaktet

Oraret

E hënë - e shtunë : 08:00-20:00E diel: Mbyllur

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.