Skip to content Skip to footer

Çrregullimet Somatoforme

Çrregullimet somatoforme

Kategoritë kryesore të crregullimeve somatoforme  janë:

  • Çrregullimi i somatizimit
    Ankesa soamtike të shumëfishta, të përsëritura për një periudhë disa vjeçare, të cilat nuk shkaktohen nga ndonjë çrregullim fizik.
  • Çrregullimi somatoform i padiferencuar
    Një ose më shumë ankesa somatike që zgjasin të paktën 6 muaj dhe që nuk plotësojnë kriteret e çrregullimit të somatizimit.
  • Çrregullimi i konversionit
    Humbje e menjëhershme dramatike e funksionit fizik, që nuk ka ndonjë shkak të njohur fiziopatologjik dhe duket se është një manifestim i nevojës ose i konfliktit psikologjik.
  • Çrregullimi i dhimbjes

    Dhimbje në mungesë të çrregullimeve fizike përkatëse ose të shpjegimeve fiziopatologjike, e cila lidhet me faktorë psikologjikë që luajnë rol në etiologjinë e saj.

  • Hipokondria

    Frikëra të pabazuara se mund të vuajë nga një sëmundje serioze

  • Çrregullimi dismorfik i trupit

    Preokupim për një difekt imagjinar në paraqitje. Në disa raste personi ka anomaly fizike të vogla, por shqetësimi që përjeton për këto ëshrë përtej proporcionit të patologjisë.

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!

Klinika EGO
Politika e Cookie-ve

Kjo faqe interneti përdor cookies në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookies ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione si njohja juaj kur riktheheni në faqen tonë të internetit, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen Politika e Cookie-ve