Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Çrregullimet mendore për shkak të përdorimit të substancave psikoaktive

Çdo formë e varësisë është e keqe, pavarësisht nëse narkotik është alkooli, morfina apo idealizmi. 

C.G.JUNG

Sipas DSM-IV-TR ( Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders ), si “substanca” përcaktohen, përbërësit që ndikojnë në sistemin nervor. Mekanizmi si ata veprojnë është i ndryshëm, varësisht substancës, edhe pse jo plotësisht i veçantë. Në bazë të veprimit farmakologjik qëndron aktivizimi i sistemit të sistemi i shpërblimit, marrjes së kënaqësisë. Aktivizimi i tij sjell tipikisht ndjenja të kwndshme kënaqësie. Ndjenjat specifike të shkaktuara ndryshojnë shumë në varësi të substancës së marrë. Substanca mund të sjellë ndryshime në humor, në sjellje, në të menduar dhe gjithashtu në funksionimin social ose okupacional.
Prevalenca e çrregullimeve të shëndetit mendor të lidhura me substancat është 1.4% për alkoolin ,0.9% për abuzimin me substancat e tjera psikoaktive ( përjashtuar alkooli ),1 3% për çrregullimet mendore të lidhura me përdorimin e substancave psikoaktive. Rreth 107 milion njerëz në botë vuajnë nga çrregullime mendore të lidhura me abuzimin me alkoolin dhe 71 milion njerëz vuajnë nga çrregullime të abuzimit të substancës, 970 milion njerëz vuajnë nga çrregullime mendore të lidhura me përdorimin e substancave psikoaktive.


Ka shumë klasa substancash që shoqërohen me këto çrregullime:

  • Alkooli
  • Amfetamianat
  • Kafeina
  • Cannabis dhe substancat cannabinoide sintetike
  • Kokaina
  • Haluçinogjenët
  • Inhalantët ( substancw që merrët me anë të inhalimit, thithjes përmes hundës). Përfshihen tretësit si p.sh. toluene dhe gazet si oksidi i azotit
  • Nikotina
  • Opiatet
  • Phencyclidine ( PCP )
  • Sedativë, hipnotikë, anksiolitikë
  • Barnat që merrën pa recëtë mjekësore si p.sh. barnat kundër dhibjes, barnat që kanë në përbërjën e tyrë opiate si kodeinë, disa shurupe kundër kollës etj.
  • Streroidet anabolikë – androgjenikë

Çrregullimet e lidhura me përdorimin e substancave zakonisht ndahen në:

  • Çrregullim i shkaktuar nga substanca
  • Çrregullim i përdorimit të substancave (varësia ndaj substancës )

Çrregullim i shkaktuar nga substanca përfshin efektet direkte të substacës si:

  • Intoksikimi
  • Zvjerdhja ( lënia e substancës )
  • Çrregullime mendore të shkaktuara nga substanca

Sipas DSM-IV-TR abuzimi i substancës përcaktohet si përdorim i keqpërshatur i substancës, me një ose më shumë simptoma që shfaqen brenda një periudhe 12 mujore.

  1. Përdorim i vazhdueshëm i substancës edhe kur personi e di se ka pasoja të papëlqyeshme sociale, psikologjike, okupacionale ose fiziologjike.
  2. Përdorim i përsëritur në situata fizikisht të rrezikshme, siç mund të jetë ngarja e makinës ndërsa personi është i intoksikuar.
  3. Dështim i përsëritur në plotësimin e rolit kryesor, siç mund të jetë neglizhimi i fëmijëve ose mungesa në punë.
  4. Probleme ligjore të tilla siç janë arrestimet për sjellje të parregullta, që lidhen me substancën.


Intoksikimi është një sindromë e rikthyeshme e shkaktuar nga një substancë specifike (ose disa), p.sh. alkooli, që prek një ose më shumë nga funksionet mendore në vijim: kujtesën, orientimin, gjykimin, humorin, dhe sjelljen, funksionimin social, okupacional etj.

Zvjerdhja është një sindromë substancë-specifike, që ndodh pas ndërprerjes ose reduktimit të sasisë së susbstancës, që ka qenë përdorur rregullisht për një periudhë të gjatë kohore. Sindroma karakterizohet nga shenja dhe simptoma fiziologjike dhe gjithashtu edhe ndryshime psikologjike si vështirësi në të menduar, ndyshime të humorit, ndryshime në sjellje. Njihet ndryshe edhe si sindroma e abstinencës ose sindroma e ndërprerjes.

Çrregullimi i përdorimit të substancave ( varësia ndaj substancës ), është një paketë simptomash të sjelljes, psikologjike dhe fizike, që tregon se personi ka një kontroll të pamjaftueshëm të përdorimit të substancës dhe vazhdon ta përdorë atë megjithë pasojat e padëshirueshme.
Për tu përcaktuar si diagnozë e varësisë ndaj substancës, është e nevojshme të jenë të pranishme të paktën tre nga shtatë karakteristikat e mëposhtme:

  1. Substance merret në sasi më të mëdha, ose në një periudhë kohe më të gjatë sesa ka për qëllim personi.
  2. Personi dëshiron në mënyrë të përsëritur të kontrollojë përdorimin e substancës, ose të paktën bën një përpjekje të pasuksesshme për ta realizuar.
  3.  Personi harxhon një kohë të madhe për të gjetur substancën, për ta marrë atë ose për tu shëruar nga efektet e saj.
  4. Personi heq dorë ose pakëson veprimtaritë e rëndësishme sociale, okupacionale ose rekreative, për shkak të përdorimit të substancës.
  5. Personi vazhdon të përdorë substancën, edhe pse ai/ajo është i ndërgjegjshëm se substanca i shkakton apo i keqëson problemet shoqërore, psikologjike ose fizike.
  6. Personi provon një tolerancë të shpehur, duke pasur nevojë për një rritje sasiore të substancës së marrë që të arrijë efektin e dëshiruar, ose provon një efekt të pakësuar me sasinë origjinale të përdorur.
  7. Personi provon simptomat karakteristike të zvjerdhjes.

Disa abuzime të substancës përfundojnë në tolerancë. Tolerancë do të quajmë atw gjendje fiziologjike të ndryshuar, e cila shkaktohet nga përdorimi i vazhdueshëm i substancës dhe që pas një kohe të caktuar, ndaj të njëjtës doze, të con në një përgjigje të pakësuar. Prandaj për të arritur të njejtin efekt kërkohet të rritet në mënyrë progresive doza e substancës.
Prirja për tu bërë i varur prej substacës varet nga kombinimi i shumë faktorëve, përfshirë:

  • Rrugën e administrimit ( mënyrën si merrët)
  • Pëerqindja e kalimit të barrierës gjak-tru dhe stimulimi i rrugës së shpërblimit
  • Koha e fillimit të veprimit tw substancws
  • Aftësia për të induktuar tolerancë dhe/ose simptoma ndërprerje

Jo të gjitha substancat me të cilat abuzohet të çojnë në varësi dhe jo çdo shembull abuzimi nënkupton praninë e sëmundjes. Përdorimi i substancës është patologjik kur ai, në çfarëdo mënyre, dëmton ose kërcënon të dëmtojë familjen e individit dhe marrëdhëniet shoqërore të tij, shëndetin, efiçencën në punë, ose aftësinë për të shmangur vështirësitë legale.