Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Çfarë Janë Traumat Psikologjike

Trauma është një çështje e rëndësishme shëndetësore që ndikon në shëndetin emocional dhe fizik të individëve. Në këtë artikull do të flasim thellësisht se çfarë është trauma, llojet e saj, dhe si mund të trajtohet në mënyrë efektive.

Çfarë Janë Traumat Psikologjike?

Trauma është një ndërthurje e faktorëve emocional dhe fizik kur ne përjetojmë ngjarje shumë stresuese, tronditëse ose shqetësuese që janë të vështira për t’u përballuar.Kjo përvojë mund të shkaktohet nga ngjarje siç janë aksidentet, lufta, abuzimi, humbja e të dashurve apo ndonjë ngjarje tjetër e papritur që shkakton stres emocional dhe fizik.

Llojet E Traumave

Të gjithë ne e përjetojmë traumën në mënyra unike. Trauma mund të shfaqet në forma të ndryshme në varësi të natyrës së ngjarjes ose përvojës që e ka shkaktuar atë.

  • Trauma akute: Kjo lloj traume rezulton nga një ngjarje e vetme shqetësuese si një aksident automobilistik, fatkeqësi natyrore, sulm fizik ose dëshmitar i një akti të dhunshëm.
  • Trauma kronike: Kjo ndodh nga ngjarje të përsëritura.Disa shembuj përfshijnë dhunën e vazhdueshme në familje, sëmundjen afatgjatë ose abuzimin e vazhdueshëm emocional ose seksual.
  • Trauma të fëmijërisë: Ky lloj prek fëmijët që kanë përjetuar trauma të rëndësishme gjatë periudhave kritike të zhvillimit të tyre. Trauma e fëmijërisë mund të rezultojë nga çdo gjë që prek ndjenjën e sigurisë së fëmijës duke përfshirë një mjedis të paqëndrueshëm ose i pasigurt,ndarja nga një prind,sëmundje serioze,procedurat ndërhyrëse mjekësore,abuzimi seksual, fizik ose verbal,dhuna në familje.
  • Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD): PTSD mund të zhvillohet pasi keni përjetuar ose dëshmuar një ngjarje kërcënuese për jetën dhe përfshin simptoma të tilla si rikthim(flashback), ankth të rëndë dhe mendime të pakontrollueshme për ngjarjen.
  • Trauma seksuale: Kjo përfshin çdo kontakt apo përvojë seksuale të padëshiruar duke filluar nga ngacmimi deri te sulmi duke ndikuar gjendjen emocionale për një kohë të gjatë.
  • Trauma nga racizmi: Ndikimi që racizmi mund të ketë në mendjen dhe trupin tuaj ndonjëherë përshkruhet si traumë. Disa njerëz e përdorin atë për të nënkuptuar të gjitha efektet që mund të ketë përballja me racizmin në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe sillemi.

Çfarë Ndikimi Kanë Traumat Në Përditshmërinë Tonë?

Të gjithë ne reagojmë ndaj traumës në mënyra të ndryshme duke përjetuar reagime fizike dhe emocionale. Nuk ka asnjë mënyrë “të drejtë” ose “të gabuar” për të menduar, ndjerë apo përgjigjur ndaj mos gjykoni reagimet tuaja apo të njerëzve të tjerë.

Disa efekte që mund të ndikojnë në përditshmëri:

  •  Tronditje, mohim ose mosbesim
  •  Konfuzion, vështirësi në përqendrim
  •  Zemërimi, nervozizmi, luhatjet e humorit
  • Ankthi dhe frika
  • Faji, turp, vetëfajësi
  • Ndjesi të trishtuar ose të pashpresë
  • Izolim

Simptomat fizike

  • Pagjumësi
  • Lodhje
  • Vështirësi në përqendrim
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Agresivitet
  • Dhimbje fizike
  • Tensioni i muskujve

Nuk ka asnjë rregull se cilat përvoja mund të jenë traumatike. Ka të bëjë më shumë se si reagoni ndaj tyre. Ngjarjet traumatike janë personale.

Trauma mund të përfshijë ngjarje ku ndiheni:

  • I trembur
  • Nën kërcënim
  • I poshtëruar
  • I Refuzuar
  • I braktisur
  • Të pavlefshëm, për shembull ndjenjat ose pikëpamjet tuaja janë hedhur poshtë ose mohuar
  • I pambështetur
  • I bllokuar
  • I pafuqishëm

Si Mund Të Trajtojmë Traumat Psikologjike?

Simptomat e traumës shpesh zgjasin nga disa ditë në disa muaj duke u lehtësuar gradualisht. Megjithatë, nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen mund të tregojë Çrregullimin e Stresit Post-Traumatik (PTSD). Kjo ndodh kur sistemi juaj nervor mbetet në gjendje shoku duke ju penguar të përpunoni emocionet tuaja.

Këshilla Si Mund Ta Përballoni Traumën

  • Ushtrimi i rregullt fizik: Rivendosni ekuilibrin natyror të trupit duke djegur adrenalinën dhe çliruar endorfinën përmes aktiviteteve ritmike si ecja, vrapimi ose kërcimi. Përqendrohuni në ndjesitë e trupit gjatë stërvitjes. Praktikoni frymëmarrje të thellë dhe të fokusuar për të qetësuar veten.
  • Mos u izoloni: Lidhuni me të tjerët për të ndihmuar në shërimin. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të diskutosh për traumën, thjesht të qenit i angazhuar dhe i pranuar nga të tjerët ndihmon.
  • Plotësoni regjimin e gjumit: Mbani një orar të rregullt gjumi dhe synoni 7-9 orë në natë.
  • Shmangni alkoolin dhe drogat: Këto mund të përkeqësojnë simptomat dhe të rrisin ndjenjat e depresionit dhe ankthit.
  • Hani një dietë të ekuilibruar: Vakte të rregullta ushqyese mund të stabilizojnë energjinë tuaj. Përfshini yndyrna omega-3 për të përmirësuar humorin.
  • Ulni stresin: Përfshini teknikat e relaksimit si meditimi, joga ose frymëmarrje e thellë në rutinën tuaj. Angazhohuni në aktivitete që ju sjellin gëzim.

Cilat Terapi Ndihmojnë Me Traumat?

Terapia është një mjet shumë efektiv për të trajtuar dhe menaxhuar traumën. Disa nga terapitë më efektive për trajtimin e traumës përfshijnë:

  • Terapia CBT: Kjo terapi përdor një qasje për të ndihmuar personat të identifikojnë dhe ndryshojnë mendimet dhe sjelljet negative që lidhen me traumën. Trajtimi CBT përfshin zakonisht teknika si identifikimi i mendimeve negative, zhvillimi i strategjive për të menaxhuar ankthin dhe zhvillimi i aftësive për të përshtatur sjelljen.
  • Terapia e Artit dhe Muzikës: Këto terapi mund të ndihmojnë për të trajtuar ndjenjat dhe përvojat e vështira pa përdorur fjalë.Ato zhvillohen në një mjedis terapeutik me një profesionist të trajnuar.
  • Terapia CPT: Terapia e përpunimit kognitiv është një lloj specifik i terapisë konjitive të sjelljes që i ndihmon pacientët të mësojnë se si të modifikojnë dhe sfidojnë mendimet negative që lidhen me traumën.
  • Terapia Somatike: Përqendrohet në ndjesitë trupore në vend të mendimeve dhe kujtimeve për ngjarjen traumatike. Duke u përqëndruar në atë që po ndodh në trupin tuaj ju mund të çlironi energjinë e ndrydhur të lidhur me traumën përmes dridhjeve, të qarave dhe formave të tjera të çlirimit fizik.
  • Terapia EMDR: Desensibilizimi dhe ripërpunimi i lëvizjes së syve, ose EMDR, është një tjetër terapi e zakonshme e traumës. Gjatë EMDR, individët rijetojnë shkurtimisht përvoja specifike traumatike ndërsa terapisti drejton lëvizjet e tyre të syve. EMDR synon të ndihmojë njerëzit të përpunojnë dhe integrojnë kujtimet traumatike.

Nëse jeni prekur nga trauma është e rëndësishme të kërkoni ndihmë në çdo kohë edhe nëse nuk jeni i sigurt nëse keni përjetuar traumë ose dëshironi ta përshkruani përvojën tuaj në këtë mënyrë.

Zbuloni më shumë në faqen tonë për të kontaktuar me një nga terapistët tanë të licencuar.

BURIME

HelpGuide.org- Emotional and Psychological Trauma
Mind-Trauma