Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
A Funksionon Terapia Online

Çfarë Është Terapia Online?

Terapia online, e njohur edhe si teleterapia, është një formë e terapisë që ofrohet përmes teknologjisë në internet. Seancat psikologjike online ofrojnë të njëjtën përvojë si takimet në zyrë, duke ndjekur të njëjtin standard profesional dhe respektimin e privatësisë thjesht bëhet e mundur në mënyrë virtuale nëpërmjet një terapisti të licensuar.

Kjo formë e terapisë ofron shërbime për një gamë të gjerë të kushteve të shëndetit mendor. Studimet kanë treguar një fokus të veçantë te efektiviteti i terapisë online sidomos për trajtimin e ankthit dhe depresionit. Përdorimi i terapisë konjitive sjelljes (CBT), një metodë e specializuar e bisedave terapeutike për trajtimin e ankthit dhe depresionit, është gjithashtu një pjesë integrale e shërbimeve të terapisë online.

Dallimi Midis Terapisë Online Dhe Terapisë Klinike

Teleterapia u bë shumë më e popullarizuar pas pandemisë COVID-19 si një zgjidhje e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shëndetin mendor. Pacientët dhe profesionistët e shëndetit mendor e vlerësuan këshillimin në internet si një metodë efektive. Takimet virtuale patën një frekuentim më të lartë në krahasim me takimet në person.

A është terapia klinike më e mirë se online? Të dyja mënyrat e terapisë mund të ofrojnë kujdes efektiv për shëndetin mendor. Zgjedhja varet nga preferencat dhe nevojat tuaja.

Benefitet E Terapisë Online

Terapia online ofron përfitime që përshtaten me ritmin e jetës moderne. Një avantazh kryesor është fleksibiliteti që sjell me vete; mund të planifikoni seancat sipas orarit tuaj dhe të kërkoni ndihmë profesionale nga komoditeti i shtëpisë suaj. Kjo minimizon ndërprerjet në rutinën tuaj të përditshme dhe eliminon kohën e humbur. Është e rëndësishme përdorimi I platformave të sigurta dhe private që garantojnë konfidencialitetin e plotë gjatë gjithë procesit terapeutik, duke krijuar një hapësirë të sigurt për rritjen dhe shërimin tuaj. Çdo gjë varet nga preferencat e individëve.
Përdorimi I platformave të sigurta dhe të besueshme si Google Meet, Skype, Zoom ofrojnë shërbim profesional në një mjedis të sigurt dhe privat.

Opsionet në internet sigurojnë qasje më të lehtë në mbështetje terapeutike për ata që kanë vështirësi në lëvizjen në seancat e terapisë klinike. Lidhja virtuale gjithashtu mund të ulë ankthet sociale që ndikojnë me ndarjen e hapësirave fizike me të tjerët.

Benefitet E Terapisë Klinike

Terapia klinike ndodh ballë për ballë midis një pacienti dhe një terapisti të licensuar në një qendër trajtimi ose zyrë private. Terapisti lehtëson bisedat, duke ndihmuar individët në shqyrtimin e emocioneve, vështirësive dhe zhvillimit të tyre. Një rëndësi e veçantë i kushtohet ambjentit përreth duke përfshirë ngjyrën e mureve të zyrës, ndriçimin dhe mobiliet për të nxitur një ndjenjë mbrojtjeje,emocion pozitiv dhe një hapësirë qetësuese.

Seancat zakonisht zhvillohen në baza javore ose më shpesh. Këto seanca individuale mund të zgjasin 40-60 minuta, ndërsa seancat në grup mund të zgjasin deri në 90 minuta. Disa nevoja të shëndetit mendor kërkojnë mbështetje terapeutike direkte. Arti, muzika dhe terapia e lojës mund të ofrojnë mbështetje efektive kur përdoren nga afër.

Cilën Terapi Të Zgjidhni Për Veten Tuaj?

Kur vendosni midis terapisë klinike ose virtuale, merrni parasysh preferencat tuaja personale, benefitet duke përdorur teknologjinë, nevojat terapeutike dhe natyrën e shqetësimeve tuaja. Ky udhëzues eksploron secilën metodë të këshillimit të terapisë për t’ju ndihmuar të merrni një vendim të informuar se cili opsion është më i miri për ju.

Peshimi i këtyre elementëve të mëposhtëm mund të ndihmojë të zgjidhni terapinë e duhur:

Diagnoza e shëndetit tuaj mendor: Nëse keni një diagnozë të shëndetit mendor, është e rëndësishme të pyesni veten nëse kërkoni seanca të shpeshta apo forma më intensive të terapisë.

Vendndodhja fizike: Sa afër apo larg jetoni nga terapisti juaj? Ky faktor mund të jetë kyç për të vendosur nëse është më e përshtatshme për ju të merrni pjesë në seancat online sesa në një zyrë të largët.

Kufizimet e kujdesit për fëmijët: Nëse keni nevojë të qëndroni në shtëpi me fëmijën tuaj, terapia online mund të jetë zgjedhja më e lehtë. Megjithatë, kujdesuni që prezenca e fëmijës në dhomë të mos kufizojë hapësirën për të ndarë mendimet dhe përvojën tuaj me terapistin.

Orari juaj ditor: A janë të kufizuara oraret kur mund të merrni pjesë në terapi? Nëse po, terapia online mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme për ju, duke ofruar më shumë fleksibilitet në disponueshmërinë kohore.

Pacientët dhe mjekët e perceptojnë terapinë online efektive si terapia klinike. Përkushtimi juaj ndaj shëndetit tuaj mendor përcakton rezultatin e terapisë. Çdo terapi mund të çojë në përmirësime afatgjata.

Klinika Ego ofron terapi online dhe klinike për të mbështetur mirëqenien emocionale dhe mendore. Seancat tona janë të personalizuara për të përputhur nevojat tuaja dhe synojnë të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Ato ofrohen nga profesionistë të trajnuar që përdorin teknika të vlerësuara bazuar në hulumtimet e fundit në fushën e psikologjisë duke siguruar një mjedis të sigurt, fleksibël dhe efikase në trajtimin e shëndetit mendor.

Rezervoni tani një takim pranë Klinikës Ego!

BURIME
Forbes Health-Pros And Cons Of Online Therapy: Is It Effective?
Psychology.org-Virtual Therapy vs. In-Person Therapy