Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Çfarë Është Çrregullimi Personalitetit Skizoid

Çrregullimi i personalitetit skizoid është një model indiference ndaj marrëdhënieve sociale me një gamë të kufizuar shprehjesh dhe përvojash emocionale. Individët me çrregullim të personalitetit skizoid rrallë herë ndiejnë se ka diçka të gabuar me ata. Ky çrregullim shfaqet që në moshë të hershme të rritjes përmes largimeve sociale dhe emocionale që pengojnë njerëzit të kenë marrëdhënie të ngushta.

Çrregullimet e personalitetit janë çrregullime mendore në të cilin personat kanë një model të ngurtë dhe jo të shëndetshëm të të menduarit, funksionimit dhe sjelljes. Një person me çrregullim të personalitetit ka vështirësi në perceptimin dhe lidhjen me situatat dhe njerëzit. Kjo shkakton probleme dhe kufizime të rëndësishme në marrëdhëniet personale, aktivitete sociale, punë dhe shkollë.

Nëse keni çrregullim të personalitetit skizoid mund të shiheni si një person që preferon të jetojë vetëm ose që refuzon të krijojë marrëdhënie me të tjerët. Nuk jeni të interesuar ose në gjendje të formoni miqësi të ngushta apo lidhje romantike sepse nuk tregoni emocione dhe mund të duket se nuk ju interesojnë të tjerët apo çfarë po ndodh rreth jush.

Cilat Janë Shenjat Dhe Simptomat E Çrregullimit Të Personalitetit Skizoid?

Një person me personalitet skizoid zakonisht:

  • Nuk dëshiron ose nuk gëzon marrëdhënie të ngushta, madje edhe me anëtarët e familjes.
  • Zgjedh hobi, aktivitete dhe punë që kanë natyrë të vetmuar.
  • Ka pak ose aspak dëshirë për aktivitet seksual.
  • Rrallë përjeton ose shpreh emocione të forta.
  • Ka një indiferencë të dukshme ndaj lavdërimeve ose kritikave nga të tjerët

Studime të ndryshme gjejnë numra të ndryshëm që raportojnë se më pak se 1 në 100 njerëz e kanë këtë çrregullim dhe të tjerë e gjejnë atë në gati 5 nga 100 njerëz. Përcaktimi i numrave mund të jetë i vështirë sepse kaq pak njerëz me këtë çrregullim kërkojnë trajtim.

Çfarë E Shkakton Çrregullimin E Personalitetit Skizoid?

Faktorët gjenetikë: Disa studiues mendojnë se mund të ketë një lidhje gjenetike midis skizofrenisë dhe çrregullimit të personalitetit skizoid. Përveç kësaj, disa nga tiparet e çrregullimit të spektrit të autizmit i ngjajnë çrregullimit të personalitetit skizoid, kështu që studiuesit mendojnë se një marrëdhënie gjenetike midis të dyve mund të ekzistojë.

Faktorët mjedisorë: Disa studime sugjerojnë se njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid shpesh vijnë nga mjedise ku u mungon edukimi emocional. Të qënurit pranë personave emocionalisht të ftohtë, të neglizhuar dhe të shkëputur gjatë fëmijërisë mund të kontribojnë në zhvillimin e çrregullimit të personalitetit skizoid.

Njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid janë më të rrezikuar nga:

  • Çrregullimi skizotip i personalitetit ose skizofrenia.
  • Depresioni i madh.
  • Çrregullimet e ankthit.

Skizoid, Skizotipale Dhe Skizofreni: Si Ndryshojnë Ato

Edhe pse ata kanë emra të ngjashëm, këto janë tre kushte të ndryshme:

Skizofrenia është më sfiduesja nga të treja. Simptomat e skizofrenisë mund të përfshijnë deluzione dhe halucinacione, si dhe të folur dhe sjellje të çorganizuar. Mund të përfshijë gjithashtu “simptoma negative”, që do të thotë mungesë e sjelljeve normale. Për shembull, një person me skizofreni mund të ketë mungesë kënaqësie, motivimi ose reagimesh emocionale.
Çrregullimi i personalitetit skizoid mund ta bëjë një person të duket emocionalisht i ftohtë dhe indiferent ndaj të tjerëve. Pavarësisht dëshirës së tyre të pazakontë për t’u tërhequr nga shoqëria, njerëzit me këtë çrregullim nuk përjetojnë halucinacione ose deluzione.
Çrregullimi skizotip i personalitetit bie midis dy kushteve të tjera. Simptomat e tij nuk përfshijnë halucinacione, por mënyra e të menduarit të pazakontë dhe sjellja e çuditshme mund të jenë të dukshme. Njerëzit me këtë çrregullim mund të jenë gjithashtu të tërhequr nga shoqëria.

Si Diagnostikohet Çrregullimi I Personalitetit Skizoid?

Çrregullimet e personalitetit, duke përfshirë çrregullimin e personalitetit skizoid mund të jenë të vështira për t’u diagnostikuar pasi shumica e njerëzve me një çrregullim personaliteti nuk mendojnë se ka ndonjë problem me sjelljen ose mënyrën e të menduarit të tyre dhe nuk mendojnë se duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Kur ata kërkojnë ndihmë, shpesh është për shkak të kushteve ekzistuese si ankthi ose depresioni, jo nga vetë çrregullimi. Për një diagnozë të çrregullimit të personalitetit skizoid, pacientët duhet të kenë një model të vazhdueshëm të:

Izolimi dhe mosinteresimi i përgjithshëm në marrëdhëniet shoqërore
Shprehje e kufizuar e emocioneve në ndërveprimet ndërpersonale

Trajtimi I Crregullimit të Personalitetit Skizoid

Psikoterapia (terapia e bisedës) është përgjithësisht trajtimi i zgjedhur për çrregullimet e personalitetit, por kjo mund të jetë e vështirë për njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid sepse ata priren të distancohen nga përvojat emocionale.

Llojet e psikoterapisë që mund të përfitojnë njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid përfshijnë:

  • Terapia familjare: Shpesh, njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid vijnë në trajtim me kërkesë të anëtarëve të familjes. Në disa raste, terapia familjare mund të jetë e dobishme për të kuptuar pritshmëritë e familjes për marrëdhëniet dhe për të adresuar çdo sjellje nga ana e familjes që mund të përkeqësojë tërheqjen e personit.
  • Terapia në grup: Ky është një lloj psikoterapie në të cilën një grup njerëzish takohen për të përshkruar dhe diskutuar problemet e tyre së bashku nën mbikëqyrjen e një terapisti ose psikologu. Terapia në grup mund të ndihmojë dikë me çrregullim të personalitetit skizoid të zhvillojë aftësi sociale.
  • Terapia konjitive e sjelljes (CBT): Ky është një lloj terapie i strukturuar dhe i orientuar drejt qëllimit. Një terapist ose psikolog ndihmon dikë që të shikojë më nga afër mendimet dhe emocionet e tyre për të kuptuar se si mendimet e tyre ndikojnë në veprimet e tyre. Për dikë me çrregullim të personalitetit skizoid, një terapist mund të eksplorojë pritjet dhe perceptimet për rëndësinë dhe dobinë e marrëdhënieve me të tjerët.

Është e rëndësishme të mbani mend se çrregullimi i personalitetit skizoid është një gjendje e shëndetit mendor.Kërkimi i ndihmës sapo të shfaqen simptomat mund të ndihmojë.Profesionistët e shëndetit mendor prane Klinikës EGO mund të ofrojnë plane trajtimi që mund t’i ndihmojnë njerëzit me çrregullimi i personalitetit skizoid të menaxhojnë mendimet dhe sjelljet e tyre.

Rezervo një takim tani!

BURIME

Cleveland Clinic-Schizoid Personality Disorder
HelpGuide.org-What causes schizoid personality disorder?
Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.