Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Baby Blues

”Baby Blues” ose mërzitia e pas lindjes prek 80 % të nënave. Të lindurit e një fëmije është një ndryshim i madh në jetë dhe ju vë përballë një përgjegjësie të re. Ju vetë si nënë ose shoqëria pret që të ndieheni  e gëzuar, ndërkohë që emocionet, mendimet tuaja mund të jenë krejt të kundërta, me luhatje emocionale të shpeshta, të ndierit e mbingarkuar, e rraskapitur, e paaftë për tu kujdesur për bebin. Mund të jetë normale të ndieheni në këtë mënyrë për një periudhë kohe të shkurtër. Këto ndjesi zakonisht fillojnë 2-3 ditë pas lindjes së foshnjës. Kohëzgjatja maksimale e simptomave ështe dy javë dhe gjendja vetë-kufizohet.

Supozohet se kjo gjendje ndodh nga ndryshimet drastike hormonale dhe  kimike që ndodhin në trupin e nënave pas lindjes. Pasi ju lindni nivelet e disa hormoneve në trupin tuaj bien dhe kjo ndikon në humorin tuaj.  Fillimi pas 2-3 ditësh supozohet se ka lidhje edhe me zëvendësimin e euforisë së paslindjes me realitetin e ri,ndryshimi i rutinës e  të paturit përgjegjesi për një qënie të re njerëzore, që nga ushqyerja me gji dhe kujdesi 24 ore në 7 ditë.

Simptomat përfshijnë:

  • luhatje emocionale, shpërthime të qarash pa shkak të dukshëm
  • Irritabilitet
  • Humor i rënë,depresiv
  • Ankth, veshtirësi për të qëndruar në nje vend
  • Probleme me gjumin
  • Lodhje, të ndierit e mbingarkuar
  • Lidhja me bebin kërkon pak kohë, por ndodh para javës së tretë
  • Ushqyerja me gji është e veshtirë, por ju e dini se mund ta beni dhe shpesh kërkoni ndihmë
  • Të dalurit jashtë shtëpisë është më e vështirë se më parë, por akoma tingëllon si një ide e mirë
  • Marrëdhenia me ushqimin është e mirë vetëm nëse përbëhet nga ushqime që i pëlqeni
  • Ju shqetësoheni nëse fëmija juaj po ushqehet mjaftueshëm me qumësht
  • Ndryshimet e jetës ju bëjnë te ndieheni te mbingarkuar, por mendoni se mund t’i përballoni

Të gjithë  këto simptoma janë normale dhe zakonisht zgjasin pak ditë.  Megjithatë, periudha pas lindjes është e vështirë dhe është e rëndësishme të kujdeseni për veten.

  • Flini sa më shumë që të mundeni
  • Kërkoni ndihmë! Partneri, vjerra, mamaja, shoqëria, një babysitter mind t’ju ndihmojë.
  • Ushqehuni shëndetshëm.
  • Dilni jashtë shtëpisë, qoftë edhe për një shëtitje në ajër të pastër.
  • Kryeni aktivitet fizik.
  • Flisni me dikë që ju i besoni dhe mund t’i tregoni gjërat tuaja më intime. Nuk është e thënë të jetë nje psikolog, psikoteraapist.
  • Lidhuni më shumë me partnerin tuaj dhe mos e neglizhoni në këtë periudhë kur një qënie e re ka hyrë në jetën tuaj.
  • Bëni gjera që ju pëlqejnë! Të kujdesesh 24/7 për një bebe mund t’ju bëje të ndieheni të mbingarkuar dhe të zemëruar, të hidhur. Edhe sikur të jenë 5 minuta që i merrrni për veten tuaj, mos u ndieni në faj.

Referencat:

WebMD: Is it postpartum depression or “Baby Blues”?

NHS: Feeling depressed after childbirth

March of Dimes: Baby Blues after pregnancy

Basant K. Puri, Ian H.Treaseden :Psychiatric emergencies:

Klinika EGO
Politika e Cookie-ve

Kjo faqe interneti përdor cookies në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookies ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione si njohja juaj kur riktheheni në faqen tonë të internetit, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen Politika e Cookie-ve