Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
A Ka Dallim Midis Një Psikologu Dhe Një Psikologu Klinik (1)

Në botën e shëndetit mendor termat “psikolog” dhe “psikolog klinik” shpesh krijojnë konfuzion për shumë njerëz veçanërisht kur vjen puna për të kuptuar se cilin terapeut të zgjedhin. Në Shqipëri, si dhe në vendet e tjera, këto role janë faktorë të rëndësishëm në trajtimin dhe mirëqenien e individëve.

Pra, cili është ndryshimi midis një psikologu dhe një psikologu klinik? Le të shqyrtojmë më në detaje.

Çfarë Është Një Psikolog?

Një psikolog është një profesionist i shëndetit mendor i cili ka përfunduar studime universitare në psikologji. Ata studiojnë sjelljen, emocionet dhe proceset mendore të individëve. Psikologët që praktikojnë profesionin e tyre duhet të kenë përfunduar trajnimin e tyre universitar të diplomuar në psikologji këshillimi, neuropsikologji klinike, organizacional ose psikologji shkollore ku më pas mund të zgjedhin një specializim më të specifikuar.
Disa nga rolet kryesore të psikologëve përfshijnë:

  • Konsultimi dhe Këshillimi: Psikologët mund të ofrojnë këshillim për individët që përballen me stres, ankth, depresion ose sfida të tjera emocionale dhe mendore.
  • Kërkimi: Shumë psikologë janë të angazhuar në kërkime shkencore për të kuptuar më mirë sjelljen dhe proceset mendore.
  • Edukimi dhe Trajnimi: Psikologët shpesh punojnë si pedagogë në universitete dhe kolegje, duke trajnuar brezin e ardhshëm të psikologëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor.

Çfarë është një Psikolog Klinik?

Një psikolog klinik është një psikolog i cili është specializuar në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve mendore dhe emocionale. Për të arritur këtë nivel psikologët klinikë duhet të përfundojnë një trajnim të avancuar dhe të specializuar që përfshin:

  • Diplomë Master dhe Doktoraturë: Shumica e psikologëve klinikë kanë një diplomë master dhe shpesh një doktoraturë (PhD ose PsyD) në psikologji klinike.
  • Praktika Klinike: Trajnimi i tyre përfshin praktikë të zgjeruar klinike ku ata fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve nën mbikëqyrje.
  • Licensimi: Në shumë vende, përfshirë Shqipërinë, psikologët klinikë duhet të kalojnë një proces licensimi për të ushtruar profesionin e tyre.
    Përcaktimi i ndryshimit midis një psikologu klinik dhe një psikologu mund të jetë shpesh herë I paqartë nga individët.

Të dy janë të trajnuar në terapi,të dy kanë një minimum prej 6 vitesh trajnim në psikologji me një komponent praktik;,të dyja mund të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh të shëndetit mendor dhe nuk ka asnjë ndryshim në standardin e kujdesit që u ofrojnë klientëve.

Një gabim i zakonshëm që bëjnë njerëzit është të supozojnë se një psikolog klinik është më i mirë se një psikolog.

A Është Më Mirë Të Trajtohesh Tek Një Psikolog Klinik?

Në fakt, ajo që përcakton cilësinë e një psikologu është e shumëanshme dhe nëse ai është një psikolog klinik apo psikolog I përgjithshëm. Një psikolog i mirë duhet të ketë përvojë në fushën për të cilën po kërkoni ndihmë, duhet të jetë në gjendje për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë me ju për të bërë ndryshime pozitive.

Dallimi kryesor midis një psikologu klinik dhe një psikologu janë kualifikimet e tyre pasuniversitare. Një psikolog klinik duhet të jetë pajisur me një diplomë master ose doktoraturë në psikologji klinike duke u përgatitur dhe për pacient psikiatrik me fokus më intensiv në vlerësim, ndërsa një psikolog mund të ketë studiuar një nga një sërë diplomash të ndryshme pasuniversitare: Psikologjia Edukative dhe Zhvillimore(fokusohet në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve) dhe vlerësimet gjithë përfshirëse njohëse dhe zhvillimore.

Megjithatë, psikologët klinikë shkojnë pak më tej dhe merren veçanërisht me vlerësimin dhe trajtimin e sëmundjeve psikiatrike dhe mendore. Ata janë gjithashtu të përfshirë shumë në kërkime dhe përdorin metoda shkencore për të trajtuar njerëzit që punojnë në bashkëpunim me profesionistë të tjerë mjekësorë. Një person që vuan nga një problem i rëndë i shëndetit mendor zakonisht do të vizitojë një psikolog klinik mbi një psikolog të përgjithshëm.

Një pjesë e madhe e asaj që ndikon në kompetencën e një psikologu në fusha të veçanta të shëndetit mendor është fokusi i përvojës së tyre të punës.

Pra, si të gjeni një psikolog të mirë për ju?

Një psikolog i mirë gjendet më së miri duke kërkuar dikë që është:

  •  Me përvojë në fushën për të cilën po kërkoni ndihmë;
  • I sjellshëm dhe i ngrohtë
  • Në gjendje të reflektojë një kuptim të thellë të vështirësive tuaja

Mësoni më shumë rreth ekipit tonë të psikologeve këtu.

A Mundet Një Psikolog Klinik Të Përshkruajë Medikamente?

Në shumë vende, psikologët klinikë janë të kufizuar në aftësinë e tyre për të shkruar receta për medikamente. Kjo për shkak të faktit që ata nuk kanë trajnim mjekësor dhe nuk janë të licensuar për të kryer praktikë mjekësore. Për të marrë medikamente që janë të përdorura për trajtimin e problematikave psikike zakonisht nevojitet një recetë e dhënë nga një psikiatër ose një mjek i specializuar në këtë fushë.

Psikologët klinikë kanë mundësi të punojnë bashkë me mjekët për të ofruar një kujdes të integruar për pacientët. Kjo përfshin bashkëpunimin në trajtimin e pacientëve duke diskutuar opsione terapeutike dhe duke ofruar rekomandime për trajtim. Në këtë mënyrë ata mund të sigurojnë një qasje më të gjerë në trajtimin e problemeve psikike për pacientët e tyre.

Cilat Çrregullime Mund Të Trajtojë Një Psikolog Klinik?

Ekzistojnë simptoma të ndryshme psikologjike që psikologjia klinike mund t’i menaxhojë. Këto përfshijnë çrregullime somatike, çrregullime psikiatrike dhe çrregullime të sjelljes. Disa nga çrregullimet kryesore të shëndetit mendor me të cilat merren psikologët klinikë janë:

Nëse jeni duke luftuar me një sëmundje mendore nuk keni pse të vuani vetëm. Është e rëndësishme që nëse kërkoni mbështetje të hidhni hapin e parë, qoftë me psikolog apo psikolog klinik.

BURIME

Talked-What Is The Difference Between a Psychologist and Clinical Psychologist?
Top doctors-Clinical psychology
Peaceful Mind Psychology-Clinical Psychologist vs Psychologist: What’s the Difference?