Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Autosabotimi-Pse ndodh dhe si ta përballojmë?

"Pse vazhdoj të bëj të njëjtën gjë?"

"Si mund të vazhdoj të përfundoj në këto situata?"

Ju mund ta gjeni veten duke bërë këto pyetje kur ndiheni të bllokuar në mendime te përsëritura që ju ndalojnë të arrini qëllimet tuaja. Edhe kur përpiqeni të ndryshoni,gjendeni në të njëjtin vend.

Autosabotimi do të thotë të bësh gjëra ose të mendosh në mënyra që ju pengojnë dhe ju ndalojnë të bëni atë që dëshironi.

Përcaktimi I Sjelljeve Autosabotuese

Autosabotimi i referohet cdo veprimi që përbën një kërcënim për mirëqenien tuaj fizike ose mendore i cili mund të ndodh pavetëdije ose të rrjedh nga një nxitje e pakontrollueshme.Këto veprime mund të ndikohen nga përvojat e kaluara ose të lidhura me gjendjet e shëndetit mendor si depresioni ose ankthi.

Disa sjellje vetë-sabotuese përfshijnë:

  • Tentativa për vetëvrasje
  • Ngrënia e tepruar
  • Aktivitete kompulsive si lojërat e fatit apo blerjet e tepruara
  • Sjellje seksuale impulsive dhe të rrezikshme
  • Përdorimi i tepërt i alkoolit dhe drogës
  • Vetëlëndim, si prerja, tërheqja e flokëve, djegia

Ka edhe forma më delikate të vetë-sabotimit që ju mund të mos I kuptoni se po i bëni ato.

Shembuj të kësaj forme janë:

  • Perfeksionizmi i tepruar: Pretendimi për të arritur standarde të pamundura dhe vetë-vlerësimi negativ kur nuk i arrijmë ato.
  • Përqendrimi i tepërt në mendime negative: Fokusi tek gjërat negative ose gabimet tona, duke krijuar ndjenja të pakënaqësisë dhe pasigurisë.
  • Neglizhimi i nevojave personale: Mos kujdesi për veten duke u përpjekur për të plotësuar nevojat e të tjerëve para vetes.
  • Mospranimi i gabimeve: Refuzimi i gabimeve dhe përpjekja për t’i fshehur, duke penguar zhvillimin personal.
  • Nënçmimi i vetes: Shfaqja e përçmimit për veten dhe për arritjet tona, që ndikon në vetëbesimin dhe motivimin tonë.

Çfarë E Shkakton Sjelljen Autosabotuese?

Autosabotimi shpesh shërben si një mekanizëm që njerëzit përdorin për t’u marrë me situata stresuese dhe trauma të së kaluarës.

  • Mungesa e besimit në vetvete
  • Pasiguria
  • Mungesa e aftësisë për të menaxhuar stresin
  • Trauma të kaluara
  • Mungesa e vetëdashurisë dhe vetëdijes
  • Traumat emocionale

Sjellja autosabotuese mund të rrjedhë nga një gjendje e shëndetit mendor, të tilla si:

  • Çrregullimet e ankthit: Karakterizohen nga frika,shqetësimi.
  • Depresioni: Trishtim dhe humbje e interesit. Zakonisht përfshin një sërë simptomash fizike
  • Çrregullimet e të ngrënit: Gjendje si anoreksia, bulimia dhe ngrënia e tepërt.
  • Çrregullime të personalitetit: Pamundësia për t’u lidhur me njerëzit e tjerë në një mënyrë të shëndetshme.
  • Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD): PTSD është një çrregullim ankthi që fillon pasi të keni përjetuar një ngjarje traumatike. Studimet tregojnë se PTSD dhe tiparet impulsive të personalitetit mund t’ju vënë në rrezik të sjelljes vetë-sabotuese.

Simptomat e vetë-sabotimit

Disa nga shenjat e vetë-sabotimit mund të jenë:

  • Sjellja kontrolluese
  • Fillimi i konflikteve me kolegët dhe të dashurit
  • Vendosja e qëllimeve që janë shumë të ulëta ose shumë të larta
  • Ndikimi nga të tjerët
  • Autokritikë ekstreme
  • Zhvendosja e fajit
  • Abuzimi i substancave
  • Kërkim I vazhdueshëm për miratim
  • Ngurrimi për të folur për veten tuaj

Si Të Ndaloni Sjelljet Sabotuese?

Ju mund të praktikoni pesë mënyra për të ndaluar vetë-sabotimin duke:

  1. Zhvilluar vetëdijen
  2. Shkruajini emocionet kur ndiheni të bllokuar
  3. Krijoni një plan – dhe bëjeni atë
  4. Praktikoni përqëndrimin
  5. Komunikoni

Filloni me fjalinë: “Dua të arrij (qëllimin), por vazhdoj të bëj (sjelljen).” Pasi të keni identifikuar qëllimin dhe sjelljen që po ju “bllokon”, mund të filloni të kuptoni se çfarë po ju thotë në të vërtetë sjellja negative.

Si Mund Ta Trajtojmë Autosabotimin?

Individët mund ta kenë të vështirë të rregullojnë emocionet dhe sjelljet e tyre. Çrregullimi i sjelljes dhe disrregullimi emocional shpesh ndikojnë në këtë gjendje.

Terapitë e mëposhtme kanë ndihmuar gjithashtu në autosabotim:

  • Terapia kognitive-sjellëse (CBT) përdor teknika efektive në lehtësimin e arsyjeve pse arrini deri në autosabotim. Përdorimi i këtyre teknikave ju ndihmon të zëvendësoni modelet e mendimit negativ dhe të përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme.
  • Terapia e sjelljes dialektike (DBT) funksionon në problemet që përfshijnë emocione intensive. Kjo mund të përfshijë sjellje impulsive, çështje të kontrollit të impulsit dhe vështirësi mirëkuptimi me njerëzit e tjerë. Do të mësoni të rregulloni më mirë emocionet tuaja me këtë metodë.
  • Terapia online është në dispozicion duke përdorur mënyra të ndryshme.Mund të kërkoni një terapist në qëndrën tonë për t’ju udhëhequr.

BURIME

Psychology Today-Self Sabotage

Healthline-Understanding Self-Destructive Behavior

Verywellmind-Self-Sabotaging: Why Does It Happen