Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Pse Ndihem Keq Pas Seancës Me Psikologun? Procesi i Shërimit Nuk Është Gjithmonë I Lehtë

Pse Ndihem Keq Pas Seancës Me Psikologun Procesi I Shërimit Nuk Është Gjithmonë I Lehtë

“S’e prisja që terapia të më bënte të ndihesha kaq keq…”

Kur vendosa të shkoja për herë të parë tek psikologu, isha në një periudhë ku ndihesha i ngarkuar. Kisha probleme me gjumin, ndihesha i lodhur nga stresi dhe mendoja se një psikolog do më ndihmonte të “qetësohesha” pavarësisht se kisha dyshimet e mia mbi rolin dhe efektivitetin e psikologut. Mora guximin dhe shkova. Sinqerisht besoja se do dilja nga çdo seancë më i lehtësuar, më i qartë, ndoshta edhe më i lumtur.

Por ndodhi e kundërta. Pas disa takimesh, fillova të ndihesha më i trazuar dhe konfuz. Terapisti im shpesh më sfidonte me pyetje që s’dija si t’u përgjigjesha ose thjesht heshte dhe kjo më mërziste. Kishte momente kur ndihesha i nervozuar, madje edhe i refuzuar siç ndoshta isha ndjerë shumë herë më parë në jetën time, pa e kuptuar.

Një ditë, pasi kisha folur për faktin që ndihesha i vetmuar, psikologu nuk tha asgjë për disa sekonda. Heshtja e tij më irritoi. Por më vonë, gjatë asaj seance, arritëm në një pikë ku kuptova se nuk isha thjesht i zemëruar me të, por me gjithë përvojat e mia e kaluara ku nuk isha ndjerë i dëgjuar apo i përqafuar. Ishte e dhimbshme, por ndjeva se diçka po lëvizte brenda meje.

Në atë moment, e kuptova për herë të parë se ndonjëherë të ndihesh keq në terapi është shenjë që më në fund po e prek plagën e vërtetë. Dhe që procesi i shërimit emocional nuk ndodh në qetësi, ndodh në përballje.

Kur Terapia Të “Trazon” Në Vend Që Të Të Qetësojë

Shumë njerëz mendojnë se terapia duhet të jetë gjithmonë e qetë dhe e lehtë. Por shpesh ndodh e kundërta: dalim nga seanca me ndjenja të përziera, të lodhur apo të ngarkuar emocionalisht.

Kjo ndodh sepse psikologu nuk të jep zgjidhje, ai të ndihmon dhe të orienton të shohësh përtej sipërfaqes, aty ku ndodhen emocionet e papërpunuara që jemi mësuar ti fshehim.

Arsyet Pse Mund Të Ndihesh Keq Pas Terapisë

1.Terapia prek kujtime të dhimbshme.

Gjatë seancave, mund të flasësh për përvoja të vjetra që kanë lënë plagë të pashëruara. Këto emocione i ripërjeton dhe mund të të bëjnë të ndihesh keq përkohësisht.

2.Trupi dhe mendja po “përpunojnë” emocione të reja.

Si çdo proces i thellë psikologjik, terapia aktivizon sistemin nervor. Kjo ndonjëherë sjell lodhje, tension edhe përgjumje.

3.Po shembet një “mur mbrojtës”.

Shpesh jetojmë duke mbajtur një maskë për t’u dukur “të fortë”. Në terapi, kur kjo maskë bie, ndjesia e ekspozimit është e frikshme por e domosdoshme për shërim.

4.Ke filluar të zbulosh rrënjët e problemit ose traumës.

Ky është një moment i fuqishëm dhe shpesh i dhimbshëm. Kur një psikolog të ndihmon të lidhësh pikat dhe kupton se sjelljet, frikërat apo ndjesitë e tua kanë një origjinë të thellë, ndonjëherë që nga fëmijëria, mund të ndihesh i tronditur. Është një “zgjim emocional” që kërkon kohë për t’u përthithur.

5.Mund të ndihesh i paqëndrueshëm sepse po ndryshon mënyra si e sheh veten.

Terapia shpesh të vë përballë bindjeve të vjetra (“Unë nuk vlej”, “Njerëzit gjithmonë më lëndojnë”), dhe kur këto fillojnë të bien, lind pasiguria.

6.Pas çdo përballjeje, vjen një “boshllëk emocional”.

Është normale të ndihesh i zbrazët, si pas një stuhie të brendshme. Trupi yt ka nevojë të pushojë për të përthithur atë që ndodhi në seancë.

7.Ke filluar të lejosh ndjesitë që dikur i shtypje.

Kur për herë të parë ndihesh i lirë të ndjesh zemërim, trishtim apo dhimbje, mund të duket e frikshme. Por kjo është pikërisht pika ku fillon ndryshimi.

Pse Është Shenjë E Progresit, Jo Regresit

Të ndihesh keq pas një seance nuk do të thotë se terapia nuk po funksionon. Përkundrazi është dëshmi se po depërton më thellë tek vetja.

Në momentin që fillon të ndjesh emocione të forta, do të thotë se po çliron ndjesi që dikur i ke shtypur. Dhe ky është një nga hapat më të rëndësishëm drejt shërimit emocional.

Psikologët në Tiranë shpesh theksojnë se “përpara qetësisë, vjen stuhia”. Dhe kjo është normale. Shërimi është si një proces pastrimi, në fillim gjithçka duket më e turbullt, por në fund ujërat pastrohen.

Si Ta Kuptojmë Që Terapia Po Funksionon, Edhe Pse Ndihemi Keq

  • Po reflekton më shumë për ndjenjat e tua sesa më parë.
  • Fillon të kuptosh pse ndihesh në një mënyrë të caktuar.
  • Je më i vetëdijshëm për sjelljet që të lëndojnë.
  • Ke filluar të vendosësh kufij në marrëdhënie.
  • Edhe pse ndonjëherë ndihesh i tronditur, di ta përballosh më mirë.

Nëse ndien nevojën për mbështetje të mëtejshme, një psikolog në Tiranë mund të të ndihmojë të kuptosh më mirë emocionet e tua dhe të gjesh mënyra të shëndetshme për t’u përballur me to.

Rëndësia e Lidhjes me Psikologun

Një nga faktorët më të rëndësishëm në suksesin e terapisë është marrëdhënia me psikologun. Kjo lidhje quhet “raport terapeutik” dhe përbën bazën e çdo ndryshimi emocional.

Nëse ndihesh i kuptuar, i pranuar dhe i sigurt në prani të psikologut, truri yt fillon të mësojë një mënyrë të re lidhjeje të bazuar në besim, jo në frikë.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të gjesh një psikolog në Tiranë që të përshtatet me stilin, ritmin dhe nevojat e tua emocionale.

Nëse ndonjëherë nuk ndihesh rehat, mos harro se ke të drejtë ta thuash.

Terapia është një proces bashkëpunimi, jo një rrugë e njëanshme.

Si Ta Menaxhojmë Ndjesinë Pas Terapisë?

  • Merr kohë për veten. Mos e mbingarko ditën pas seancës. Jepi hapësirë emocioneve të qetësohen.
  • Shkruaj çfarë ndjeve. Edhe pak rreshta mund të të ndihmojnë të kuptosh më mirë çfarë po ndodh me ty.
  • Kujdesu për trupin. Një dush i ngrohtë, një ecje e qetë ose gjumi i mirë ndihmojnë trupin të qetësojë sistemin nervor.
  • Mos e mbaj për vete. Nëse ndihesh i rënduar, fol me psikologun tënd ,është pjesë e punës së tij të të ndihmojë edhe në këto faza.
  • Mos u dorëzo. Ndjesitë e vështira janë të përkohshme, por ndryshimi që vjen pas tyre është i qëndrueshëm.

Terapia nuk është një proces që të bën të ndihesh mirë menjëherë ,është një rrugë që ndonjëherë të përplas me të vërtetat që ke shmangur. Por pikërisht aty fillon shërimi.

Mos harro: kjo është pjesë e punës së brendshme që po bën për veten tënde. Dhe në fund, do t’ia vlejë.

Psikologët e Klinika Ego në Tiranë janë këtu për të të ndihmuar të kuptosh më thellë emocionet e tua, të përballosh vështirësitë dhe të ndërtosh një marrëdhënie më të shëndetshme me veten.

Rezervo një seancë dhe zbulo si mund të ndihmojë terapia psikologjike në Klinika Ego që ta kthesh trazimin në qetësi të brendshme.

BURIME

The Real (and Very Normal) Reason You’re So Exhausted After Therapy-RealSimple
‘I Just Stopped Going’: A Mixed Methods Investigation Into Types of Therapy Dropout in Adolescents With Depression-Frontiers
Understanding psychotherapy and how it works-APA