Testi Psikologjik për Ankthin
Testi Psikologjik për Ankthin është krijuar me qëllim që të identifikojë dhe analizojë çrregullimin e ankthit që mund të përjetojnë individët. Ky test është një udhëzues për të mësuar më shumë rreth shëndetit tuaj mendor dhe emocional.
Testi psikologjik përfshin pyetje me zgjedhje të shumëfishta që janë të përqendruara në të ndryshmet aspekte të ankthit, si p.sh. simptomat, efektet në jetën e përditshme dhe ndikimin në mirëqenien tuaj emocionale. Pas përfundimit të testit, ju do të merrni rezultate të menjëhershme që tregojnë se çfarë simptomash keni dhe si të merrni hapa për të ndihmuar veten.
*Ky Test Psikologjik është krijuar për t'ju informuar dhe nuk duhet të përdoret si diagnozë e saktë ose trajtim profesional. Nëse përjetoni simptoma të ankthit, ju këshillojmë të konsultoheni me një specialist të shëndetit mendor për një vlerësim të plotë dhe një plan trajtimi të përshtatur për ju.
A shqetësoheni për shumë gjëra të ndryshme?
E keni të vështirë të kontrolloni shqetësimet tuaja?
A nervozoheni dhe/ose mërziteni lehtë kur jeni të stresuar?
A ju bën shqetësimi apo ankthi të ndiheni të lodhur apo të rraskapitur?
A ndërhyn shqetësimi apo ankthi në rënien dhe/ose qëndrimin në gjumë?
A e bën shqetësimi apo ankthi të vështirë përqëndrimin?
A shqetësoheni se sa mire i bëni gjërat?
A shqetësoheni sesi gjërat do të funksionojnë në të ardhmen?
A shqetësoheni për gjërat që kanë ndodhur tashmë në të kaluarën?
A tensionohen muskujt tuaj kur jeni të shqetësuar?