Menopauza është një fazë natyrore e jetës së gruas ku cikli menstrual mbyllet përfundimisht dhe trupi kalon në një ekuilibër të ri hormonal. Menopauza nis midis moshës 45–55 vjeç, ndërsa periudha para saj, e njohur si perimenopauza, fillon disa vite më herët. Pikërisht në këtë periudhë ndodhin ndryshimet më të forta emocionale dhe fizike.
Në këtë tranzicion, shumë femra raportojnë një ndjenjë ankthi që nuk e kanë përjetuar më parë ose që është rritur papritur. Kjo nuk është rastësi. Ndryshimet hormonale ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit, duke krijuar një “stuhi ” emocionale. Në Klinika Ego shohim shpesh gra që thonë:
- “Ndjehem e tensionuar pa arsye”,
- “Zgjohem natën me zemër që më rreh fort”,
- “Nervozizmi është i vazhdueshëm”.
Këto nuk janë thjesht emocione të rastësishme, por reagime biologjike dhe psikologjike shumë reale. Në vijim do t’i shpjegojmë në thellësi.
Simptomat Fizike Dhe Emocionale Të Menopauzës
Gjatë menopauzës, është normale të përjetosh ndryshime në trup që vijnë nga luhatjet hormonale. Disa prej tyre mund të jenë:
- Valë të nxehta dhe djersitje natën
- Vështirësi për të fjetur (pagjumësi)
- Dhimbje dhe lodhje muskulare
- Dhimbje koke
- Rrahje zemre të shpejta (palpitacione)
- Ndryshime në libido (dëshira seksuale mund të ulet)
- Probleme me përqendrimin
- Rritje peshe
Simptomat Emocionale / Psikologjike
Përveç simptomave fizike, menopauza mund të sjellë edhe një gamë ndryshimesh emocionale që ndikojnë në mirëqenien tonë:
- Nervozizëm i shpeshtë
- Ndjenja trishtimi ose melankolie
- Mungesë motivimi
- Ndjesi shqetësimi, frike apo tension të brendshëm
- Ndryshime të humorit valë emocionale që vijnë e shkojnë.
- Vështirësi për të përqendruar
- Lodhje / humbje energjie
- Ndjenja agresiviteti
- Humbje të dëshirës seksuale (libido)
Si Ndikon Menopauza Në Psikikën E Gruas?
Ndryshimet hormonale ndikojnë drejtpërdrejt në neurotransmetuesit e trurit, sidomos serotoninën dhe dopaminën, kimikatet që rregullojnë humorin, motivimin dhe qetësinë emocionale. Kur këta tregues bien, truri percepton çdo stimul si më stresues, më kërcënues dhe më të vështirë për t’u menaxhuar.
Shumë gra përshkruajnë këtë periudhë si një kohë ku ndihen të “paqëndrueshme”, “shpërthyese”, ose më emocionale se zakonisht. Edhe situatat që më parë i përballonin me qetësi, tani duken të rënda. Për shembull:
- Zhurmat duken më të bezdisshme se më parë.
- Konfliktet e vogla krijojnë ndjesi të fortë ankthi.
- Përgjegjësitë e përditshme ndjehen të tepërta.
- Mendime negative sikur “do të ndodhë diçka e keqe”.
Kjo nuk ka të bëjë me dobësi personale është një reagim i natyrshëm i trurit ndaj ndryshimeve hormonale që “prishin ekuilibrin e brendshëm”.
Faktorët Psikologjikë Që E Përkeqësojnë Ankthin
1. Frika nga procesi i rritjes në moshë
Menopauza shpesh sjell reflektime të thella: “A po plaket trupi im?”, “A do humbas feminilitetin?”. Këto mendime aktivizojnë ankthin dhe uljen e vetëbesimit.
2. Ndryshimet në marrëdhëniet personale
Gjatë kësaj periudhe mund të ndodhin shumë ndryshime: fëmijët rriten, marrëdhënia me partnerin ndryshon, përgjegjësitë familjare shtohen ose pakësohen. Këto ndryshime shpesh shkaktojnë pasiguri emocionale.
3. Karriera dhe streset e punës
Shumë femra në këtë periudhë kanë pozicione të rëndësishme në punë dhe ndihen të mbingarkuara. Kur ndryshimet hormonale kombinohen me presion profesional, ankthi rritet shumë më shpejt.
4. Përvojat e mëparshme me traumën ose ankthin
Nëse ka pasur më herët periudha ankthi, depresioni ose trauma emocionale, menopauza mund t’i ri-aktivizojë ato.
5. Presioni social për të “dukur mirë”
Shumë gra vuajnë në heshtje duke menduar se duhet të jenë të forta, pozitive dhe “të menaxhojnë gjithçka”. Kjo shton stresin dhe e bën ankthin më të vështirë për t’u përballuar.
Si Ta Përballoni Ankthin Në Menopauzë?
Ka shumë mënyra efektive për të ulur ankthin dhe për të marrë kontrollin mbi emocionet gjatë kësaj periudhe:
1. Flisni me një psikolog
Psikoterapia është një nga mënyrat më të suksesshme për të menaxhuar ankthin. Teknikat si CBT (Terapia Kognitive-Biheviorale) ndihmojnë në:
- Identifikimin e mendimeve që nxisin ankthin
- Uljen e reagimeve fizike
- Ndërtimin e një rutine të shëndetshme emocionale
2. Aktiviteti fizik
Ecjet e përditshme, pilates, joga dhe noti ulin nivelin e kortizolit dhe rrisin serotoninën. Trupi qetësohet dhe truri reagon më pak ndaj stresit.
3. Suplementet dhe ushqimi i duhur
Magnezi, vitamina B, omega-3 dhe ushqimet anti-inflamatore ndihmojnë në reduktimin e ankthit. Gjithashtu, shmangia e kafesë dhe sheqerit ul ndjeshëm episodet e nervozizmit.
4. Menaxhimi i gjumit
Insomnia është e zakonshme në menopauzë dhe rrit ankthin. Rutina të tilla si dushi i ngrohtë dhe meditimi përmirësojnë cilësinë e gjumit.
5. Mindfulness dhe teknikat e frymëmarrjes
Vetëm 5 minuta frymëmarrje diafragmale në ditë ulin tensionin dhe zemrën e shpejtë dy nga shenjat më të përhapura të ankthit menopauzal.
6. Terapia hormonale (HRT)
Përdoret në disa raste me rekomandim të mjekut dhe mund të reduktojë ndjeshëm simptomat emocionale.
Si Mund Të Ndihmojë Klinika Ego (Seanca Online + Fizike)
Në Klinikën Ego, psikologët tanë janë të specializuar në ankth dhe në menaxhimin e ndryshimeve emocionale që shfaqen në çdo stad të jetës.
Me qasjen tonë:
- do kuptosh më mirë çfarë po ndodh në trupin dhe mendjen tënde,
- do mësosh teknika praktike që funksionojnë,
- do ndihesh e mbështetur pa gjykim,
- do krijosh një mënyrë të re për t’i përballuar ditët e vështira.
Për personat që kanë pak kohë,jetojnë larg Tiranës ose thjesht preferojnë komoditetin e shtëpisë, ofrojmë edhe seanca online. Ato janë praktike dhe diskrete, duke të lejuar të flasësh me psikologun nga telefoni apo laptopi pa stres dhe pa lëvizur nga shtëpia.
Qëllimi ynë është që të të shoqërojmë në këtë fazë me qetësi, profesionalizëm dhe mjete konkrete që të ndihmojnë të rikthesh balancën emocionale dhe mirëqenien tënde.
Nëse je duke përjetuar ankth, ndryshime humori ose simptoma që po të lodhin gjatë menopauzës apo në çdo stad të jetës tënde mos e përballo këtë fazë vetëm. Trupi yt po kalon ndryshime të mëdha dhe është krejt normale të kërkosh mbështetje.
Rezervo një seancë në Klinikën Ego
BURIME
Menopause: Endocrinology and Management Book
Cleveland Clinic – Menopause
Mayo Clinic – Menopause Overview
NHS UK – Symptoms and treatment of menopause