Skip to content Skip to footer

Ema Murati

Psikologe Klinike dhe Këshillimi
Ema Murati, psikologe klinike dhe këshillimi, me formim të plotë akademik dhe me një përvojë të gjerë në fushën e shëndetit mendor. Ajo ka përfunduar studimet në Psikologji në Universitetin e Tiranës, vijuar me një Master Profesional në Këshillim Psikologjik dhe më pas një Master Shkencor në Psikologji Klinike. Gjatë karrierës së saj, Ema është angazhuar në institucione të ndryshme arsimore, sociale dhe komunitare, ku ka punuar me të rritur dhe me fëmijë me çrregullime të zhvillimit. Praktikat dhe eksperiencat e saj profesionale përfshijnë bashkëpunimin me institucione arsimore, qendra komunitare si dhe organizata që ofrojnë mbështetje për të gjitha grupmoshat. Ajo ka marrë pjesë në një sërë konferencash ndërkombëtare dhe trajnimesh profesionale, duke u fokusuar në psikologjinë e shëndetit, dhimbjen, komunikimin efektiv, lidershipin dhe qasjet multidisiplinare në shëndetësi. Këto eksperienca e kanë ndihmuar të ndërtojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj mirëqenies emocionale. Ema njihet për empatinë, profesionalizmin dhe aftësinë për të krijuar një hapësirë të sigurt e mbështetëse për klientët. Ajo punon me përkushtim për të ndihmuar individët të kuptojnë më mirë veten, të përballen me sfidat e përditshme dhe të zhvillojnë mekanizma të shëndetshëm për rritje personale dhe emocionale.

Mos hezitoni të na kontaktoni

Kontaktet

Telefon: 069 20 48 468E-mail: info@ego.al

Oraret

E hënë - e shtunë : 08:00-20:00E diel: Mbyllur

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.

    Klinika EGO
    Politika e Cookie-ve

    Kjo faqe interneti përdor cookies në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookies ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione si njohja juaj kur riktheheni në faqen tonë të internetit, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.

    Për më shumë informacion, vizitoni faqen Politika e Cookie-ve