Skip to content Skip to footer

Klinika EGO - Njoftim Pune

Pozicioni: - Psikolog

“Klinika EGO” (www.ego.al), klinikë e specializuar në ofrimin e konsulencës psikiatrike dhe psikologjike, është në kërkim të një Psikologu/e me kohë të pjesshme ose të plotë.

Detyrat e punës

Te kryej vlerësimin e funksionimit psikologjik dhe mendor, si pjesë e vlerësimit multidimensional që i bëhet pacientit pas kontaktit të parë në shërbim. Vlerësimi mund të bëhet në bazë të intervistës së strukturuar klinike, ose duke përdorur teste të standardizuara të aftësive mendore ose psikologjike.

Të ofroj këshillim psikologjik duke nxitur pacientët të shprehin ndjenjat e tyre dhe të diskutojnë mbi çfarë i shqetëson në jetën e tyre dhe të zhvillojnë një njohje më të mirë të vetes dhe marrëdhënieve me të tjerët.

Të ofroj ndërhyrje terapeutike afatshkurtra dhe afatgjata individuale dhe në grup. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që pacienti ose klienti të kuptojë natyrën e çrregullimit të tij mendor apo emocional, origjinën e tij dhe faktorët që kontribuojnë në të, si dhe të zhvillojë aftësi e strategji të reja pë tu përballur me problemin.

Të ndërhyjë në situatë krize duke përdorur teknika të relaksimit si dhe aftësitë komunikuese e të menaxhimit të marrëdhënieve.

Të angazhohet në aktivitet psikoedukues dhe aktivitetet të tjera individuale ose në grup me qëllim rehabilitimin psikosocial dhe parandalimin e relapsit.

Të referojë te profesionsitët e tjerë të ekipit për vlerësim ose rivlerësim të gjendjes së pacientit në varësi të nevojave të identifikuara gjatë ndërhyrjes së ofruar prej tij.

Të përgatisë dhe ruaj të gjitha shënimet dhe raportet e nevojshme për trajtimin e një pacienti.

Të nxisë dhe ndërmeri iniciativa që ndihmojnë në informimin e publikut mbi shëndetin mendor, luftën kundër stigmës dhe paragjykimeve që shoqërojnë personin me çrregullime mendore dhe të afërmit e tij në komunitet.

Kandidatët duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë përfunduar studimet (bachelor & master ne Psikologji)
  • Të ketë licensë për ushtrimin e profesionit të lëshuar nga urdhri i psikologut në Shqipëri
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze

Të interesuarit ju lutem të dërgojnë CV-n në adresën:
info@ego.al