Skip to content Skip to footer

Klinika EGO

Konsulencë psikiatrike & psikologjike

Psikoedukim dhe këshillim për të ardhmen

Dr. Elda Kadra

Konsulencë psikiatrike & psikologjike

Dr. Elda Kadra ka kryer specializim 4-vjecar në spitalin psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Departamenti i Neuroshkencës, Tiranë. Gjatë procesit të specializimit ka punuar në Urgjencën Psikiatrike dhe në pavionet akute dhe subakute. Ajo ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca, brenda dhe jashtë vendit dhe është autore e punimeve shkencore. Eshtë anëtare e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare. Aktualisht ushtron aktivitetin e saj në klinikën private “Ego”, konsulencë psikiatrike dhe psikologjike.

Fjoralda Mecollari

Psikologe

Fjoralda Meçollari, ka kryer studimet bachelor në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale. Me një veprimtari të përqendruar në shëndetin mendor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve, ka shërbyer në role të ndryshme si psikologe.
Fillimisht ajo është angazhuar në krijimin e mjediseve të punës sa më të shëndetshme për punonjësit dhe në përmirësimin e efikasitetit të tyre në vendin e punës. Më tej, ka asistuar në programe të cilat synonin zhvillimin e përgjithshëm dhe krijimin e një mjedisi të mbështetjes dhe rritjes për femijet e afterschool/summerschool.

Psikoedukim dhe këshillim për të ardhmen

Jeta si një terapist është një jetë në shërbim të të tjerëve, në të cilën ne çdo ditë tejkalojmë dëshirat tona personale dhe kthejmë vështrimin kundrejt nevojave dhe zhvillimit të të tjerëve. Ne marrim kënaqesi jo vetëm në zhvillimin e pacienteve tanë, por gjithashtu në efektin zinxhir – ndikimin e shëndetshem që pacientet tanë kanë mbi ata me te cilët i lidh jeta.

Irvin D. Yalom, The Gift of Therapy

Çfarë trajtojmë

Qëllimi ynë është krijimi i një hapësire të sigurtë dhe të rehatshme, ku do të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona.

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.