Skip to content Skip to footer

Elisa Memia

Psikologe Klinike

Elisa Memia, ka kryer studimet bachelor në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale. Gjithashtu, është një psikologe klinike, e liçensuar pranë Urdhrit të Psikologut që prej vitit 2022, me qasje kryesisht humaniste dhe me përvojë të gjerë në punën me fëmijë, adoleshentë dhe familje në kontekste të ndryshme zhvillimi dhe mbështetjeje psikologjike. Nga viti 2020 deri në 2024 ka qenë pjesë e Linjës së Këshillimit për Fëmijë dhe Adoleshentë ALO 116 111, ku ka ofruar mbështetje emocionale dhe ndërhyrje në situata krizash për fëmijët deri në moshën 18 vjeç. Ka punuar gjithashtu si terapiste mbështetëse për një fëmijë me Çrregullim të Spektrit Autik (2018), si psikologe ndihmëse pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit në projektin për “Mbështetje për kthimin dhe riintegrimin e qëndrueshëm në Serbi dhe Shqipëri” (2020), si dhe psikologe shkolle pranë shkollës “Tirana Jonë” (2023–2024). 

Rreth meje

Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçare

Edukimi

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
Bachelor për Psikologji | Tetor 2014 – Korrik 2017

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
Master për Psikologji Klinike

Eksperienca Profesionale

Punë vullnetare në qendrën ‘’Jonathan’’ për fëmijët me sindromën Down, Tiranë

Terapiste mbështetëse e një fëmije me autizëm në periudhën e paradites kur ai ishte në shkollë.

Psikologe në projektin “Mbështetje për kthimin dhe riintegrimin e qëndrueshëm në Serbi dhe Shqipëri” pranë “Komitetit Shqiptar të Helsinkit”

Psikologe Këshilluese në Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111

Psikologe shkolle part-time ne shkollën “Tirana Jonë”

Trajnime dhe praktika

Psikodramë” – Shoqata Shqiptare për Psikodramë, Institute for Psychodrama

“Terapi Loje” – Albanian Psychosocial Agency

“Siguria në Internet” – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, ALO 116 111

“LGBT” – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, ALO 116 111

“Menaxhimi i rastit” – ARSIS

“Këshillimi përmes telefonit” – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, ALO 116 111

“Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psikosociale në Situatë Emergjence” – UNICEF

“Vërtet i Verifikuar” – IREX

“Shëndeti Psiko-Social” – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, ALO 116 111

“COMPASS për edukimin për të drejtat e njeriut” – Shtëpia e Ngjyrave, ARSIS

“Implementimi i përmirësuar i Konventës së Stambollit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor” – Workshop Qëndra e Gruas

Mos hezitoni të na kontaktoni

Kontaktet

Telefon: 069 20 48 468E-mail: info@ego.al

Oraret

E hënë - e shtunë : 08:00-20:00E diel: Mbyllur

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.