Mosmarrëveshjet në një marrëdhënie janë normale— Ja si mund t’i menaxhoni ato më mirë.
Në çdo marrëdhënie konfliktet janë të pashmangshme. Dy njerëz nuk mund të projektojnë jetën e tyre në të njëjtën mënyrë dhe secila nga historitë tona unike është rezultat i përzierjes së emocioneve dhe mendimeve të ndryshme. Për këtë arsye, çiftet shpesh ndeshen me mosmarrëveshje që mund të eskalojnë në konflikte.
Por në vend që ta shihni debatin si diçka të keqe, ekspertët bien dakord që konflikti në marrëdhënie mund të jetë i shëndetshëm si një mundësi për të mësuar më shumë rreth partnerit tuaj dhe se si mund të punoni së bashku si ekip. Sigurisht, është e vështirë ta shohësh këtë perspektivë kur tensioni është i lartë dhe ndjenjat e tolerancës janë në provë.
Megjithatë, ka strategji për të menaxhuar këto çështje.
Komunikimi është çelësi në marrëdhënie.
- Kuptoni se është në rregull të mos bini dakord
Nuk do të bini dakord për gjithçka, por është e rëndësishme të jeni të drejtë dhe të respektueshëm gjatë mosmarrëveshjeve. Dëgjoni këndvështrimin e partnerit tuaj. Largohuni dhe qetësohuni nëse keni nevojë, pastaj diskutoni përsëri problemin kur të jeni të dy në një gjendje më të qetë mendore. - Ndalo para se të flasësh me zemërim
Kur emocionet janë të larta është mirë të marrësh një moment për të menduar sepse të ndihmon të kuptosh në mënyrë më efektive shqetësimet e tua. - Bëni kërkesa në vend të ankesave
Për të marrë atë që dëshironi në një marrëdhënie qëndron në mënyrën se si e kërkoni atë. Në vend që të kritikoni, bëni kërkesa të drejtpërdrejta dhe të respektueshme. - Dëgjoni me empati
Përpiquni ta shikoni botën me sytë e të dashurit tuaj. Përpiquni të kuptoni se si po e shohin ata çështjen dhe çfarë ndjejnë. - Flisni me frazat “unë” dhe jo “ti”
Shprehni “Unë jam i/e lënduar” ose “Ndihem shumë i/e zemëruar” në vend të “Ti je fajtor/e.!”. Akuzimi e pengon partnerin të kuptojë mesazhin tuaj në mënyrë efektive. - Përqendrohuni në çështjen aktuale
Përsëritja e vazhdueshme e argumenteve të vjetra pa zgjidhje mund të dëmtojë një marrëdhënie. Është më e dobishme të identifikoni shqetësimet specifike dhe të propozoni zgjidhje praktike. - Mos kërcënoni deri në ndarje
Këto fjalë mund të ndikojnë tek personi që i dëgjon dhe të bëjnë që ai të ndihet i pasigurt në marrëdhënie dhe pasi të ketë mbaruar konflikti. - Asnjëherë mos iu drejtoni abuzimit fizik ose emocional
Nëse ju dhe partneri juaj po përballeni me tradhti ose shpesh e gjeni veten duke dhënë ultimatume, duke filluar zënka ku përfshihen fëmijët tuaj, duke kërcënuar deri në abuzim emocional dhe fizik rekomandohet të vizitoni një profesionist.
A Mund Të Rindërtohet Besimi pas Tradhtisë?
Ju zbuluat se partneri juaj ju tradhtoi. Çfarë ndodh tani?
Si mund të përballohet një tradhti.
Hapi i parë është të vendosni nëse ia vlen për të investuar përsëri në marrëdhënien tuaj. A është tradhtia një situatë e vetme apo është pjesë e një modeli abuziv dhe toksik? Provoni t’i bëni pyetje partnerit tuaj pas tradhtisë për të qënë më të qartë dhe për të vendosur për hapat e ardhshme. Tradhtia mund të jetë e dhimbshme për t’u përballuar ku mund të cojë deri në Çrregullim Stresi Post-Traumatik (PTSD). Në raste të tilla vjen në ndihmë biseda me një terapist.
Hapat për forcimin e marrëdhënies:
- Motivim dhe përkushtim për të punuar në marrëdhënie nga ana e të dy partnerëve.
- Ri-angazhimi dhe të qënit të sinqertë me njëri-tjetrin për çështjet në marrëdhënie.
- Komunikimi i ndershëm: Bisedoni hapur për çfarë ndodhi dhe për ndjenjat tuaja. Është e rëndësishme të dëgjoni njëri-tjetrin pa shpifje apo akuzime.
- Pavarësisht nga vendimi që merrni për të vazhduar ose jo marrëdhënien, është e rëndësishme të vendosni kufij të qarta dhe të respektohen nga të dyja palët.
- Jini të durueshëm dhe të sjellshëm me veten dhe partnerin tuaj. Shërimi dhe rindërtimi i një marrëdhënieje nuk ndodh brenda natës.
Ka raste kur, pavarësisht synimeve dhe përpjekjeve tuaja, mund të jetë më mirë t’i jepni fund një marrëdhënie.
Disa tregues që mund të jetë koha për të përfunduar këtë marrëdhënie janë:
- Partneri juaj nuk është i përkushtuar për të rregulluar marrëdhënien.
- Partneri juaj nuk po merr përgjegjësinë për lidhjen dhe po ju fajëson për këtë.
- Ju dhe partneri juaj nuk jeni në gjendje të rindërtoni besimin.
- Ju nuk besoni se do të jeni në gjendje ta falni ndonjëherë partnerin tuaj.
- Mashtrimi është një model i vazhdueshëm në marrëdhënie.
- Shenjat që tregojnë se është një marrëdhënie abuzive ose toksike.
A mund të ndihmojë këshillimi me një terapist?
Këshillimi ose terapia në çift ndihmon në riparimin e marrëdhënies pas tradhtisë. Terapia shërben për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi, çështjet në marrëdhënie, pritshmëritë e marrëdhënies dhe hapat e nevojshëm për të riparuar marrëdhënien.
Për disa, përveç terapisë në çift, terapia individuale mund të jetë e dobishme për t’ju ndihmuar të identifikoni mendimet, ndjenjat dhe reagimet tuaja ndaj çështjes. Nëse keni nevojë për ndihmë për të gjetur një terapist, ju mund të drejtoheni pranë Klinikës Ego.
BURIME
Why Couples Fight: A Step-By-Step Guide to Ending the Frustration, Conflict, and Resentment in Your Relationship Book By Mira Kirshenbaum
All Couples Fight: 11 Therapist-Approved Tips to Argue Fairly-Glamour