Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Cdo person ka historinë e tij e ndonjëherë është e vështirë ta kuptojmë  dhe të bëhemi pjese e tij/saj. Duke ndërvepruar me të tjerët vazhdimisht, ne arrijmë të kuptojmë se si jemi, si janë të tjerët me ne, cfarë dëshirojme t’iu japim të tjerëve dhe anasjelltas, çfarë iu shkaktojme të tjerëve me atë që themi, ndjejmë apo mendojmë e në të njëjtën kohë çfarë na shkaktojnë ata ne. 

Ndonjëherë njërëzit që takojmë cdo ditë janë thjesht kalimtarë por mbi supe kanë shumë dhimbje, kanë gjurmë nga dicka apo nga dikush, kanë një histori për të treguar. A arrijnë të gjithë ta flasin? Jo! Të tregosh historinë tëndë duhet forcë, duhet te kesh njerëz që të mbështesin, duhet siguri.

Të gjitha këto janë shumë të vështira të gjenden në përditshmëri prandaj shumë histori ngelin të heshtura e shumë persona të paragjykuar për dicka që nuk e thanë kurre.

E tillë është dhe historia që do ndajme me ju mëposhtë. Një djalë që tregon historinë e tij të mbushur me dhimbje, paragjykime e mospranim. Ai rrefen se si ka jetuar me OCD-ne (Crregullimi obsesiv-kompulsiv), fobinë sociale dhe se si ka arritur të mbijetojë cdo ditë me dhimbje, ankth dhe vështirësi për të kontrolluar veten dhe mënyrën se si ai funksionon në përditshmërinë e tij.

Po cfarë është OCD?

OCD-ja njihet ndryshe edhe si crregullimi obesiv-kompulsiv. Çrregulimi obsesiv-kompulsiv është një çrregullim psikologjik në të cilin një person ka mendime, nxitje ose imazhe mendore të përsëritura që shkaktojnë ankth (obsesionet) ose ndjen nevojen t’i mbarojë ose përserit disa rutina ose akte (kompulsionet) në atë masë sa që shkakton stres ose dëmton funksionimin e jetës së përditshme. 

Obsesionet konsiderohen si mendime të padëshiruara, imazhe ose impulse që ndodhin shpesh dhe trondisin personin i cili i ka ato. Kompulsionet janë veprime të ndryshme ose rituale që një person kryen, në mënyrë që të zvogëlojë ndjenjat e shqetësimit të shkaktuara nga obsesionet. 

Tipari themelor i fobisë sociale është frika nga ato veprime sociale që shkaktojnë turp, dhe si pasojë shkaktojnë ankth. Personat që vuajnë nga fobia sociale shqetësohen se mos turpërohen dhe kanë frikë se mos paragjykohen si të dobët. Ato përjetojnë ankth kur flasin në publik apo dhe kur bisedojnë me të tjerët, kanë frikë se të tjerët do u dallojnë atyre dridhjet e duarve, emocionet, apo dhe ndryshimin e zërit, ndiehen keq kur mendojnë që të tjerët mund të mendojnë se ato janë te ngathët dhe të paaftë për të folur dhe për t’u shprehur. 

Personat që vuajnë fobinë sociale shmangen vazhdimisht nga situatat që u shkaktojnë atyre ankth, por kjo ndikon në jetën e tyre, si në atë profesionale, akademike e gjithashtu dëmton dhe marrëdhënien në çift apo jetën sociale.

Fobia e tyre sociale i bën ato shumë të ndjeshëm, i bën ato të mendojnë që nuk janë të pranuar, kanë vetëvlerësim të ulët, ndjenja inferioriteti dhe frikë nga kritika apo vlerësimi negativ. 

“…E githa filloi kur isha në vitin e 6-të, isha një femijë shumë i vetmuar. Nuk kam pasur asnjë shok apo asnjë lloj jete shoqërore. Në çdo shkollë që shkoja, mesuesit e mi u thonin prindërve se dukesha në depresion dhe se nuk flisja me askënd. Në vitin e 7-të, kur shkova në shkollën e mesme, kisha aq frikë se do të thoja dicka te keqe ose do të thoja dicka që do të ofendonte dikë, saqë nuk do të flisja me askënd nëse nuk ishte absolutisht e nevojshme. Sa herë që më duhej të flisja me dikë, kisha rrahje zemre të shpejta, të fuqishme, saqë në fakt mund të degjoja zemrën time që rrihte në gjoks. 

Bëhesha i kuq dhe filloja te djersitja. Kisha frikë se mos do të thoja dicka që ofendonte dikë ose turpëroja veten. Sa herë që kishte aktivitete sociale si puna në grup ose ngjarje sociale, unë do t’i shmangia ato. E kisha shumë të veshtirë të bëja diçka nëse dikush më shikonte. 

Ndjeja se po gjykohesha gjatë gjithë kohës. Ankthi im u bë aq i rëndë saqë do të perserisja çdo fjalë të që thoja, në kokën time, gjatë gjithë ditës, disa herë, deri sa ta kuptoja se në të vertetë nuk kisha thënë asgjë të keqe. Perfundimisht nuk munda të vazhdoja në këtë mënyrë, ndaj nisa të shkruaja gjithçka që thoja në

telefonin tim, nëse më lejohej ta përdorja, ose në letër ose në duar derisa të shkoja ne shtepi dhe tëisha ne gjendje të rregistroja giithçka në telefonin tim.

Frika ime më e madhe ishte t’ia dorezoja mësuesit punën ose provimin. I beja një foto ose e lexoja disa herë perpara se t’ia dorëzoja mësuesit dhe më pas e kontrolloja në shtëpi për t’u siguruar që nuk kisha shkruar ndonjë gjë të keqe. Kjo u bë shumë e rëndë, deri në atë masë sa nuk do të hidhja asgje që shkruaja, por do ta lija në një grumbull. Kur hulumtova simptomat që kisha, kuptova se mund të kisha OCD dhe ankth social. Nuk kisha më asnjë motivim apo vetëvlerësim. 

Nuk më interesonte asgjë. Kur shkova në kolegj, muajt e parë bëra disa miq, por më pas u terhoqa, pasi ankthi im social filloi të përkeqësohej. I hoqa shpresat dhe fillova te hiqja dorë edhe nga studimet e mia. Isha i mjerë dhe i dëshpëruar gjatë gjithe kohes dhe nuk kisha interes për asgjë. Madje, drejtori i shkollës më tha se të gjithe mesuesit e mi mendonin se isha në depresion. OCD ime filloi te bëhej shumë më keq. Sa herë që isha në shkollë, gjithmonë stresohesha se çfare do të bëja kur të kthehesha në shtëpi dhe në çfarë rendi do ta bëja. Gjithashtu, çdo ditë e pastroja telefonin tim me peceta te pastra dhe fillova te fshij të gjitha rregistrat e thirrjeve dhe mesazhet e mia menjëherë pasi i dergoja. Bërja e kësaj më lehtësoi ankthin dhe më bëri të ndihem i qetë.

Edhe sot e kësaj dite vazhdoj ta bej ketë dhe më kërkon shumë kohë. Unë gjithashtu shqetësohem dhe mendoj se çfarë ndodh nëse shkruaj dicka te keqe në telefonin tim, kështu që kontrolloj çdo aplikacion, vetëm për t’u siguruar që nuk e kam berë. Shumë shpesh, kam edhe mendime te padëshiruara dhe ndërhyrë, që i mendoj pa arsye. Këto mendime më shkaktojnë stres te madh dhe për shkak të kësaj me duhet t’i them vetes vazhdimisht se janë thjesht mendime të padëshiruara dhe se në fakt nuk i kam parasysh ato.

Pasi mbarova fakultetin, fillova të punoja në hoteleri. Çdo punë që filloja e lija pas një periudhe të shkurtër për shkak të ankthit tim. Në fillim, bëja miq dhe flisja me klientët, por më pas mendoja vazhdimisht se çfarë karriere do të ndiqja dhe çfarë do të bëja me jetën time dhe per kete arsye ankthi im do të kthehej.

Gjithashtu, kur punoja si kamarier, menaxheri vazhdonte të më thoshte se dukesha i mjerë dhe se kisha nevojë të buzëqeshja. Kur ma tha ballë për ballë nuk dija si të reagoja apo çfarë të thoja. Zemra ime rrihte aq shpejt sa herë më thoshte se dukesha i mjerë dhe se kisha nevojë të buzëqeshja. Kur me tha qè balle per balle nuk dija si të reagoja apo çfare te thoja. 

Zemra ime po rrihte aq shpejt sa nuk mund te mendoja dreit, kështu që në vend që të përballesha me menaxherin tim dhe të mbaja qëndrim për veten time, thashë “ne rregull” dhe u largova nga puna. Kam frikë të mbaj qëndrim per veten time dhe t’u them njerëzve ate që mendoj edhe kur kam te drejtë. Sa herë që më duhet të telefonoj dikë në telefon, stresohem ditë më parë dhe planifikoj vazhdimisht në kokën time ate që do të them. U përpoqa të shkoja në universitet dhe përfundova duke u larguar pas 2 ditësh. Nuk mund të përballoja stresin dhe ataket e panikut…”

MSc: Mimoza Prela

Dr. Elda Kadra, Psikiatre