Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Roli i psikologut dhe nevoja për tu trajtuar tek profesionistë të shëndetit mendor

Psikologjia është shkenca që studion sjelljen njerëzore dhe proceset mendore. Ka ekzistuar që nga qytetërimet e lashta të Egjiptit dhe Greqisë, kryesisht si një degë e filozofisë, por shpërtheu si një degë e pavarur e studimit shkencor në vitet 1870.

Psikologjia klinike është një nga fushat kryesore të kërkimit dhe ndërhyrjes profesionale në psikologji, fushat e zbatimit të së cilës janë: problemet e adaptimit, çrregullimet e sjelljes, gjendjet dhe kushtet e vuajtjes emocionale dhe psikike, në mënyrë që të vlerësojnë, lehtësojnë dhe mbështesin mirëqenien dhe zhvillimin emocional dhe relacional, të individit. Psikologjia Klinike karakterizohet nga teoritë, metodat dhe mjetet e ndërhyrjes që synojnë parandalimin, vlerësimin, rehabilitimin dhe mbështetjen psikologjike, duke marrë parasysh veçanërisht kërkesën e përdoruesit individual dhe kolektiv.

Problemet psikologjike dhe të shëndetit mendor janë në rritje e sipër në vendin tone dhe kjo vjen si rezultat I shumë shkaqeve të ndryshme si stresi, ankthi, depresioni apo shkaqe të tjera ekonomike dhe sociale. Në vendin tone, konsultat me një psikolog vazhdojnë të jenë tabu dhe njerëzit i nënvlerësojnë shërbimet e psikologut. Shqipëria është vendi ku njerëzit e shikojnë psikologun si një paragjykim apo si ‘’fundi’’. Një psikolog është një profesionist i specializuar që të japë ndihmen e tij në fushën e shëndetit mendor. Personat të cilët kanë probleme psikologjike ngurrojnë që të shkojnë te psikologu, duke bërë që këto probleme të agravohen , atëherë binden shkojnë të Psikiatri dhe marrin trajtim farmakologjik.

Psikologu është një profesionist i shëndetit mendor që të ndihmon të përballosh problemet e brendshme. Psikologu nuk jep zgjidhje, formula të gatshme për vështirësitë që je duke kaluar, por të ndihmon të forcohesh dhe ti japesh zgjidhje problemit, vështirësisë që je duke kaluar. Psikologët ofrojnë psikoterapi dhe ndihmojnë të kthejnë vetëbesimin të rrisin emocionet pozitive, ofrojnë këshilla dhe strategji për menaxhimin e stresit. Ne jemi pasqyrimi i përmirësimit në disa aspekte të jetës tuaj.

Për personat me probleme të shëndetit mendor niveli i stigmës në vendin tonë është i lartë po aq i madh është diskriminimi i këtyre njerëzve dhe vështirësitë që ata të integrohen në shoqëri si qytetarë të barabartë. Personat që kanë probleme psikologjike duhet të trajtohen në komunitet të shmangen izolimit, mbylljes në shtëpi apo edhe në institucionet shëndetësore. Psikologu është domosdoshmëri në jeten e secilit dhe nuk duhet të shihet si një ‘turp’ apo gjëja më e keqe që mund ti ndodhë dikujt. Secili nga ne duhet të jetë sensibilizues ndaj benefiteve që ka terapia psikologjike si një mënyrë për të ndihmuar personat që kanë probleme të shëndetiti mendor dhe jo vetëm. Prezenca jonë në jetën tuaj nuk do të vështirësojë jetën por do ta përmisojë atë.