Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Dashuri apo Erotomani: Në labirintin e ndjenjave deluzionare

Në labirintin e ndjenjave njerëzore, disa preken nga një fenomen i ngjashëm me një ëndërr deluzionale: Erotomania. Ky çrregullim hyn në kompleksitetet e obsesionit romantik dhe mund të ketë ndikim të thellë në jetën e individit.

Çfarë Është Erotomania?

Erotomania,e njohur ndryshe si Sindroma “De Clérambault”,është një çrregullim deluzionar ku një person ka besimin e fortë se një person tjetër-zakonisht një i panjohur ose figurë publike- është thellësisht i dashuruar me ta.

Sipas profesionistëve të kualifikuar të shëndetit mendor, American Psychological Association (APA),erotomania merr pjesë në besimin deluzional.

Ky besim i fortë dhe obsesiv mund të çoj në një gamë të sjelljeve deri te përndjekja e personit të marrëdhënies së imagjinuar.

Erotomania Në Jetën E Përditshme:

  • Një person beson se një spikere e lajmeve po jep shenja në TV për të tërhequr vëmendjen e tyre.
  • Një person është I bindur se në tekstet e këngëtarit të preferuar ka mesazhe sekrete drejtuar atyre.
  • Një person e kalon kohën e lirë duke zbuluar gjithçka për një aktor,këngëtar ose figurë të famshme politike që ata besojnë se e do.

Cilat Janë Shkaqet e Erotomanisë?

Erotomania nuk është një diagnozë e pavarur psikiatrike.Nga ekspertët klinik erotomania zakonisht klasifikohet në dy grupe:

Erotomania primare

  • Erotomania primare është një lloj çrregullimi deluzional.
  • Ky lloj nuk shoqërohet me një çrregullim tjetër mendor.
  • Simptomat shfaqen shpejt dhe mund të zgjasin për një kohë të gjatë.

Erotomania dytësore

Përveç çrregullimit deluzional,ai konsiderohet si një simptomë e çrregullimeve mendore duke përfshirë:

  • Skizofreninë
  • Çrregullimin skizo-afektiv
  • Çrregullimin depresiv
  • Çrregullimin bipolar
  • Sëmundjen e Alzheimerit

Studiuesit nuk kanë përcaktuar një shkak specifik të erotomanisë në rastet e tyre studimore.

Mund të jetë kombinim faktorësh, të cilët mund të përfshijnë:

  • Një mekanizëm mbrojtës për stresin ose traumën
  • Braktisje emocionale ose ndjenjë e paplotësuar
  • Histori familjare e kushteve të shëndetit mendor
  • Papërvojë seksuale
  • Izolim social

Simptomat Dhe Shenjat

Diagnoza e erotomanisë është sfiduese pasi është një kondicion i rrallë dhe jo të gjithë personat kanë të njëjtat sjellje dhe eksperiencë të njëjtë.

Besimet Deluzionale: Faktori kyç i erotomanisë është prania e besimeve deluzionale lidhur me një lidhje romantike. Individi mund të interpretojë shenja të rastësishme, paraqitje publike si dëshmi të dashurisë së tyre imagjinare.

Sjelljet e Ndjekjes:Kjo mund të përfshijë ndjekjen e personit, kontaktin e padëshiruar dhe shkeljen e pronës.

Refuzimi për të Pranuar Realitetin: Individët me erotomani nuk mund të pranojnë realitetin dhe nuk marrin parasysh fjalen “jo” si përgjigje duke krijuar konflikte me personat e rrethit shoqëror apo marrëdhëniet profesionale.

Harresa e vetvetes: Humbja e interesit në aktivitetet jetësore dhe personale duke kryesuar vetëm personin që“dashurojnë”.

Erotomania:A mund të kurohet?

Një kombinim i psikoterapisë intensive dhe trajtimit me medikamente mund të ndihmojë në kurimin e simptomave deluzionare të erotomanisë. Është e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale nëse kanë nevojë për mbështetje në këtë rrugë të ndërlikuar të shërimin.

Terapia konjitive e sjelljes (CBT) mund të jetë efektive në trajtimin e erotomanisë. Kjo metodë ndihmonë në forcimin e aftësive të përballjes me situatat dhe identifikimin e shenjave që drejtojnë këtë sjellje duke u drejtuar nga terapistë të specializuar.

Në disa raste, njerëzit që vuajnë nga erotomania mund të kenë dëshirë të dëmtojnë veten ose të tjerët, por nuk janë të vetëdijshëm për shkak të deluzioneve prandaj këshillohet mbikëqyrje spitalore.

Medikamente

Mjekimi që rekomandon mjeku ose psikiatri pas keshillimit dhe diagnostifikimit të saktë të gjendjes së individit mund të vendos nje trajtim me barna antipsikotike. Këto barna mund të ndihmojnë në zvogëlimin e deluzioneve dhe menaxhimin e simptomave të lidhura.

Ndërhyrjet Mbështetëse

Mbështetja nga familja dhe shoqëria luan një rol të rëndësishëm në planin e përgjithshëm të trajtimit.

Diagnoza dhe trajtimi I personave me erotomania duhet të kryhen nga profesionistë të kualifikuar të shëndetit mendor, bazuar në një vlerësim të përgjithshëm të simptomave dhe mirëqenies së përgjithshme të individit.

BURIMI

  • Erotomania-HEALTHLINE.
  • What is Erotomania? Understanding Unrequited Love Syndrome-HIWELL
  • Erotomania: Definition, Symptoms, & Treatments-CHOOSING THERAPY