Çrregullimi bipolar është një çrregullim i trurit që shkakton ndryshime në humorin, energjinë dhe aftësinë e një personi për të funksionuar. Njerëzit me çrregullim bipolar përjetojnë gjendje emocionale intensive që zakonisht ndodhin gjatë periudhave të ndryshme prej ditësh deri në javë, të quajtura episode të humorit. Këto episode të humorit kategorizohen si mani/hipomani ose depresiv. Njerëzit me çrregullim bipolar në përgjithësi kanë gjithashtu periudha të një humori neutral.
Çrregullimi bipolar përfshin tre gjendje të ndryshme si: bipolar I, bipolar II dhe çrregullimi ciklotimik.
Çrregullimi bipolar I është një çrregullim maniako-depresiv që mund të ekzistojë si me dhe pa episode psikotike. Çrregullimi bipolar I diagnostikohet kur një person përjeton një episod maniakal. Gjatë këtij episodi maniakal, njerëzit me çrregullim bipolar I përjetojnë një rritje ekstreme të energjisë dhe mund të ndihen që zotërojnë botën ose kanë gjëndje të pakëndshme humori.
Simptomat:
- Zvogëlim i nevojës për gjumë
- Vetëvlerësim I lartë (grandiozitet).
- Shpërqendrohet lehtësisht nga aktiviteti që është duke kryer
- Rritja e të folurit në mënyrë të shpejtë dhe intensive.
- Angazhimi në aktivitete që kanë potencial të kenë pasoja të dhimbshme ose të rrezikshme.
- Rritje të aktivitetit të përditshëm si psh përfshirja në disa punë njëkohësisht ose në disa projekte.
Çrregullimi bipolar II kërkon që një person të ketë të paktën një episod të madh depresiv dhe të paktën një episod hipomanikal. Njerëzit kthehen në funksionimin e tyre të zakonshëm ndërmjet episodeve. Individët me çrregullim bipolar II shpesh kërkojnë fillimisht trajtim si rezultat i episodit të tyre të parë depresiv, pasi episodet hipomaniakale shpesh ndihen të këndshme dhe madje mund të rrisin performancën në punë, shkollë ose aktivitete të tjera.
Simptomat e episodit depresiv madhor:
- Humbje interesi për aktivitetet që më përpara I pëlqente.
- Trishtim I thellë.
- Ndjenja faji ose të qënit i pavlefshëm.
- Lodhje
- Mendime më të shpeshta për vdekjen ose suicidale.
- Rritje/pakësim oreksi.
- Ritëm i ngadaltë në të folur.
- Vështirësi në përqendrim.
Një episod hipomanikal karakterizohet nga simptoma më pak të lehta maniakale që zgjasin vetëm katër ditë rresht dhe jo një javë. Simptomat hipomaniakale nuk çojnë në probleme të funksionimit të përditshëm.
Çrregullimi ciklotimik është një çrregullim ciklik që shkakton episode të shkurtra të hipomanisë dhe depresionit.
Simptomat:
- Përjetojnë për të paktën dy vjet, shumë periudha të simptomave hipomaniakale dhe depresive, por simptomat nuk plotësojnë kriteret për episodin hipomaniakal ose depresiv.
- Gjatë periudhës dyvjeçare, simptomat kanë zgjatur të paktën gjysmën e kohës dhe nuk janë ndalur për më shumë se dy muaj.
Trajtimi
- Terapi farmakologjike
- Psikoterapi