Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Cila Është Lidhja Mes Anoreksisë Dhe Bulimisë Me Shëndetin Mendor?
A e dini se shumë individë që kanë një çrregullim të të ngrënit, shpesh luftojnë me një gjendje të shëndetit mendor si: ankthi, çrregullimi obsesiv-kompulsiv ose depresioni? Çrregullimet e të ngrënit janë çrregullime mendore që përfshijnë përdorimin e ushqimit për të menaxhuar emocionet e vështira.

Cilat janë çrregullimet e të ngrënit?

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ngrënit dhe gjendje serioze e shëndetit mendor. Është një gjendje ku një person përpiqet të mbajë një peshë trupore shumë të ulët, duke shfaqur frikë të madhe për të shtuar peshë dhe duke iu rezistuar këshillave për të ngrënë më shumë.
  • Humbje e peshës
  • Pagjumësi
  • Dehidratim
  • Gjendje të fikti
  • Lodhje
  • Anashkalimi vakteve
  • Komente negative per trupin
  • Stërvitje ekstreme
  • Shamngia e ngrënies para njerëzve
  • Tërheqja nga aktivitetet shoqërore dhe izolimi social.
  • Vetë-vlerësim I ulët
  • Humor I lëkundur
  • Depresion
  • Ankth
  • Izolim Social

Bulimia nervore përfshin periudha kur një person konsumon sasi të mëdha ushqimi shpejt, ndjekur nga masat për të parandaluar shtimin në peshë.

Këto masat përfshijnë pastrimin e vetes, përdorimin e laksativëve ose ushtrimin e tepërt. Në shumicën e rasteve, këto sjellje mund të fshehen nga të tjerët, pasi personi me bulimi nervore mund të mbajë peshën e tyre në nivele mesatare.

  • Pesha që rritet dhe ulet mes 1kg-9kg në javë
  • Nxitja e të vjellave
  • Përjetimi i problemeve gastrike.
  • Dëmtimi i dhëmbëve
  • Ndjenja e fajit apo turpit pas konsumimit të tepërt të ushqimit
  • Fshehtësia e konsumimit të ushqimeve
  • Kontroll në të ngrënë
  • Panikosje pas vakteve
  • Personalitet obsesiv
  • Ankth
  • Depresion
  • Ndryshime humori
  • Izolimi Social

Llojet e tjera të çrregullimeve të të ngrënit

Çrregullimi i ngrënies së tepërt (BED) është një model i sjelljes së tepërt në ngrenie, ku sasi të mëdha të ushqimit konsumohen në periudha të rregullta, shpesh pa ndjenjën e kontrollit. Individët që vuajnë nga BED mund të përjetojnë ankth dhe stres si rezultat i sjelljeve të tyre të ushqimit, duke hasur vështirësi në mbajtjen në mend atë çfarë kanë ngrënë.

Ortoreksia nervore është një gjendje që nuk njihet zyrtarisht si një diagnozë klinike, por shumë individë përjetojnë simptomat e saj. Ajo përfshin një fokus të tepruar në konsumimin e vetëm ushqimeve që konsiderohen të shëndetshme dhe të pastra, të cilat mund të fillojnë si një dietë e shëndetshme, por mund të bëhen obsesive. Kjo mund të çojë në izolim social pasi individi planifikon jetën e tij rreth ushqimit.

Çrregullimi i përtypjes i njohur gjithashtu si ‘përtyp dhe pështy’, përfshin individin duke përtypur dhe pështyrë vazhdimisht ushqimin pa e gëlltitur atë.

Rrëfimi i betejës së çrregullimeve të së ngrënit

“Në fillim, çdo ditë duke u ngritur nga krevati ishte si një betejë e re për mua. Trupi im dukej i njomë, i pakënaqur, dhe i shkujdesur në pasqyrën time”

“Ditë pas dite, ushqimi u bë një sfidë që më krijonte ankth dhe frikë. Shija e ushqimit më dukej e papërshtatshme dhe më ngjallte ndjenjën e sëmundjes. Prej anoreksisë, aq më pak e kuptoja se çfarë po humbja, jo vetëm në peshë, por edhe gjendjen emocionale dhe shëndetin tim fizik”

“Ushqimi ishte si një shpëtim i shkurtër, një mënyrë për të shuar ankthin dhe vuajtjen që ndjeja brenda meje. Por pas secilit sulm të bulimisë, ndjeja një mëkat të thellë të fajit dhe turpi që më bënte të ndjeja më keq se më parë”

Ndërlidhja Anoreksisë Dhe Bulimisë Me Shëndetin Mendor

Nga rrëfimet e individëve me anoreksi dhe bulimi kuptojmë që janë dy forma të çrregullimeve të ngrënies, që ndikojnë jo vetëm në trup, por gjithashtu në mënyrën se si një person mendon dhe ndihet për veten e tyre.

Këto çrregullime shpesh kanë rrënjët e tyre në një ndjenjë të thellë:

  • të pasigurisë
  • ankthit
  • përvojave të dhimbshme emocionale.

Pra shkaktarët lidhen fortë me gjendjen psiko-emocionale të personave.

Njerëzit të cilët kanë përjetuar trauma ose kanë gjendje të shëndetit mendor, të tilla si ankthi ose depresioni, mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë një çrregullim të ngrënies.

Ndjenjat e stresi kronik dhe vetëvlerësimi i ulët mund të kontribuojnë gjithashtu në këto sjellje.

Për shkak të lidhjes të ngushtë mes trupit dhe mendjes, këto gjendje mund të shkaktojnë shqetësime të mëdha për imazhin e trupit, vetëvlerësimin dhe emocionet.

Cilat mundësi trajtimi janë në dispozicion?

Trajtimi për anoreksinë, bulimin dhe çrregullimet e tjera të ngrenies përfshin një kombinim të ndryshëm të terapive psikologjike, mbështetjes së familjes dhe trajtimit mjekësor.

  • Qëllimi kryesor i trajtimit është:
  • Të identifikohet dhe të adresohet shkaku themelor i gjendjes
  • Të përmirësohet raporti me ushqimin
  • Të ndryshohen sjelljet e papërshtatshme për shëndetin.

Terapia e sjelljes njohëse (CBT) është një metodë terapeutike që përdor një kombinim të seancave të bisedave dhe teknikave të modifikimit të sjelljes. Nëpërmjet kësaj terapie, trajtohet traumë e kaluar, e cila shpesh shkakton nevojën për kontroll ose vetëvlerësim të ulët.

CBT gjithashtu përfshin adresimin e motiveve të shkaktuara nga humbja ekstreme e peshës. Në këtë proces, terapisti juaj do të punojë me ju për të zhvilluar mënyra praktike dhe të shëndetshme për të përballuar shkaktarët e problemeve të cilat ju përjetoni.

Këto çrregullime të ngrenies janë komplekse dhe shpesh shkaktojnë vështirësi të mëdha për ata që vuajnë prej tyre. Nëse ju ose dikush që ju njihni përballeni me këto sfida, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale dhe të merrni mbështetje të nevojshme për të ndjekur një rrugë drejt shëndetit dhe shëndoshjes mendore.

BURIME

  • Eating and body-First Psychology Book
  • Mental health conditions-NHS