”Baby Blues” ose mërzitia e pas lindjes prek 80 % të nënave. Të lindurit e një fëmije është një ndryshim i madh në jetë dhe ju vë përballë një përgjegjësie të re. Ju vetë si nënë ose shoqëria pret që të ndieheni e gëzuar, ndërkohë që emocionet, mendimet tuaja mund të jenë krejt të kundërta, me luhatje emocionale të shpeshta, të ndierit e mbingarkuar, e rraskapitur, e paaftë për tu kujdesur për bebin. Mund të jetë normale të ndieheni në këtë mënyrë për një periudhë kohe të shkurtër. Këto ndjesi zakonisht fillojnë 2-3 ditë pas lindjes së foshnjës. Kohëzgjatja maksimale e simptomave ështe dy javë dhe gjendja vetë-kufizohet.
Supozohet se kjo gjendje ndodh nga ndryshimet drastike hormonale dhe kimike që ndodhin në trupin e nënave pas lindjes. Pasi ju lindni nivelet e disa hormoneve në trupin tuaj bien dhe kjo ndikon në humorin tuaj. Fillimi pas 2-3 ditësh supozohet se ka lidhje edhe me zëvendësimin e euforisë së paslindjes me realitetin e ri,ndryshimi i rutinës e të paturit përgjegjesi për një qënie të re njerëzore, që nga ushqyerja me gji dhe kujdesi 24 ore në 7 ditë.
Simptomat përfshijnë:
- luhatje emocionale, shpërthime të qarash pa shkak të dukshëm
- Irritabilitet
- Humor i rënë,depresiv
- Ankth, veshtirësi për të qëndruar në nje vend
- Probleme me gjumin
- Lodhje, të ndierit e mbingarkuar
- Lidhja me bebin kërkon pak kohë, por ndodh para javës së tretë
- Ushqyerja me gji është e veshtirë, por ju e dini se mund ta beni dhe shpesh kërkoni ndihmë
- Të dalurit jashtë shtëpisë është më e vështirë se më parë, por akoma tingëllon si një ide e mirë
- Marrëdhenia me ushqimin është e mirë vetëm nëse përbëhet nga ushqime që i pëlqeni
- Ju shqetësoheni nëse fëmija juaj po ushqehet mjaftueshëm me qumësht
- Ndryshimet e jetës ju bëjnë te ndieheni te mbingarkuar, por mendoni se mund t’i përballoni
Të gjithë këto simptoma janë normale dhe zakonisht zgjasin pak ditë. Megjithatë, periudha pas lindjes është e vështirë dhe është e rëndësishme të kujdeseni për veten.
- Flini sa më shumë që të mundeni
- Kërkoni ndihmë! Partneri, vjerra, mamaja, shoqëria, një babysitter mind t’ju ndihmojë.
- Ushqehuni shëndetshëm.
- Dilni jashtë shtëpisë, qoftë edhe për një shëtitje në ajër të pastër.
- Kryeni aktivitet fizik.
- Flisni me dikë që ju i besoni dhe mund t’i tregoni gjërat tuaja më intime. Nuk është e thënë të jetë nje psikolog, psikoteraapist.
- Lidhuni më shumë me partnerin tuaj dhe mos e neglizhoni në këtë periudhë kur një qënie e re ka hyrë në jetën tuaj.
- Bëni gjera që ju pëlqejnë! Të kujdesesh 24/7 për një bebe mund t’ju bëje të ndieheni të mbingarkuar dhe të zemëruar, të hidhur. Edhe sikur të jenë 5 minuta që i merrrni për veten tuaj, mos u ndieni në faj.
Referencat:
WebMD: Is it postpartum depression or “Baby Blues”?
NHS: Feeling depressed after childbirth
March of Dimes: Baby Blues after pregnancy
Basant K. Puri, Ian H.Treaseden :Psychiatric emergencies: