Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
A është Terapia në Çift Arma Sekrete e Lidhjes Tuaj

Në përditshmërinë e jetës, uljet dhe ngritjet e saj, marrëdhëniet përballen me kthesa të papritura.

Terapia në çift trajton një gamë të gjerë problematikash në marrëdhëniet mes çifteve, duke përfshirë konfliktet, ndjenjat, çështjet që lidhen me seksin ose vështirësitë për shkak të faktorëve të jashtëm pa dallim moshe, gjinie, etnie” thotë Brian Mueller, PhD, një psikolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbisë i cili është i specializuar. në terapinë në çift.

Pra a është terapia në çift çelësi për një marrëdhenie të shëndetshme?

Rëndësia Terapisë në Çift

Terapia në çift është një formë psikoterapie që mund t’ju ndihmojë ju dhe partnerin tuaj të përmirësoni marrëdhënien tuaj.

Nëse ju dhe partneri juaj po kaloni një problem të vështirë, terapia në çift mund t’ju ndihmojë të punoni në marrëdhënien tuaj. Terapisti juaj mund t’ju ndihmojë të shprehni ndjenjat tuaja, të diskutoni çështje me partnerin tuaj dhe të zgjidhni konfliktet.

Terapia në çift mund të ndihmojë në rritjen e mirëkuptimit, respektit, dashurisë dhe intimitetit mes jush dhe partnerit tuaj, gjë që mund t’ju ndihmojë të jeni më të lumtur së bashku.

Pse i Drejtohemi Një Terapisti?

Ndiheni ndonjëherë sikur po flisni, por nuk e dëgjoni njëri-tjetrin? Këtu hyn në rol terapisti – një dëgjues dhe udhëzues i aftë, duke ju ndihmuar të dy të komunikoni më mirë, të kuptoni njëri-tjetrin dhe të gjeni gjuhën e përbashkët.

Ja pse çiftet duhet të marrin parasysh udhëzimet e terapistëve:

1. Ndarja e komunikimit:

Sfida: Keqkuptimet, debatet e shpeshta ose ndjenja e mosdëgjimit.

Roli i terapistit: Një ndërmjetës i aftë, që ndihmon çiftet të shprehen, nxit dëgjimin aktiv dhe mëson strategjitë efektive të komunikimit.

2. Tranzicionet e jetës

Sfida: Ndryshimet e rëndësishme të jetës si martesa, të kesh fëmijë ose ndërrime në karrierë mund të tendosin marrëdhënien.

Roli i terapistit: Sigurimi i një udhërrëfyesi për përshtatjen ndaj ndryshimit, menaxhimin e stresit dhe sigurimin që marrëdhënia të mbetet elastike mes tranzicioneve të jetës.

3. Çështjet e intimitetit

Sfida: Zvogëlimi i intimitetit fizik ose emocional, duke ndikuar në kënaqësinë e përgjithshme të marrëdhënies.

Roli i terapistit: Ofrimi i një hapësire të sigurt për të eksploruar dhe adresuar çështjet themelore, duke nxitur afërsinë emocionale dhe fizike.

4. Besimi dhe tradhtia

Sfida: Rindërtimi i besimit pas tradhtisë ose adresimi i shkeljeve të besimit.

Roli i terapistit: Lehtësimi i bisedave të sinqerta, sigurimi i mjeteve për rindërtimin e besimit dhe drejtimi i procesit të shërimit.

Benefitet e Terapisë në Çift

Përfitimet e këshillimit të marrëdhënieve do të varen nga çifti që kërkon ndihmë. Sa më shumë që ju dhe partneri juaj të jeni të gatshëm të vendosni në marrëdhënien tuaj, aq më i mirë do të jetë rezultati.

  •  Fitoni një kuptim më të thellë të dinamikës së marrëdhënies suaj
  • Krijoni një hapësirë të sigurt për ju dhe partnerin tuaj
  •  Filloni të shihni këndvështrimet e njëri-tjetrit
  •  Thelloni intimitetin dhe lidhjen me partnerin
  •  Punoni në vetëdijen tuaj dhe rritjen personale

Ushtrime dhe aktivitete mes partnerëve

Përtej dhomës së terapisë, ne kemi aktivitete të thjeshta e të këndshme që i shtojnë një nuancë marrëdhënies suaj.

Pavarësisht se cili është ky aktivitet, të vetmet gjëra që kanë rëndësi janë se aktiviteti:

  • Është diçka që mund ta bëni së bashku
  •  Është diçka që mund ta bëni rregullisht
  •  Është e këndshme për të dy partnerët
  • Është diçka që ju lejon të komunikoni në mënyrë të shëndetshme dhe produktive

Loja e së vërtetës: Gjeni tema më të thella për t’u angazhuar duke bërë pyetje që nuk keni guxuar tja bënit njeri tjetrit më parë duke krijuar një lidhje më të thelluar.

Rritni kohën tuaj të përqafimit: Ka një arsye pse përqafimi me partnerin ndihet kaq mirë: Përqafimi bën që trupi juaj të çlirojë oksitocinë dhe redukton kortizolin, hormonin e stresit.Kjo ju bën të ndiheni ngrohtë dhe të mbushur emocionalisht.

Shikimi i syve: Fillimi i kontaktit të gjatë me sy me partnerin tuaj ndihmonë të ndjeni një lidhje më të fortë.Kontakti i zgjatur me sy mund t’ju ndihmojë të dalloni emocionet, të krijoni besim.

Lidhuni përmes muzikës: Ndjeni nostalgjinë dhe rregulloni listën tuaj të këngëve që ju kujtojnë partnerin dhe momentet që keni ndarë.

Ushtrimi Pesë gjëra… Shko!: Ky ushtrim mund të angazhohet kudo që të dy jeni bashkë. Ju duhen vetëm fjalët dhe imagjinata juaj! Zgjidhni një temë– diçka si “për çfarë jam mirënjohës”, “çfarë vlerësoj tek ju” ose “çfarë do të doja të bëja me ju këtë muaj” – dhe listoni pesë gjëra secila brenda kësaj teme.

Zgjeroni intimitetin dhe dëshirat seksuale: Terapia në çift mund të krijojë një hapësirë jo-gjykuese për partnerët për të shprehur fantazitë dhe dëshirat e tyre. Bisedat e sinqerta rreth preferencave seksuale mund të çojnë në një kuptim më të thellë të nevojave të njëri-tjetrit, duke nxitur një lidhje seksuale më të plotë.

Si Të Gjeni Një Terapist

Është e rëndësishme të diskutoni me partnerin tuaj se cilët faktorë janë më të rëndësishëm për secilin prej jush kur kërkoni një terapist dhe nëse njëri prej jush ka ndonjë preferencë në lidhje me gjininë, sfondin kulturor, vendndodhjen ose specialitetin e terapistit tuaj.

Këshillimi i çifteve synon të ndihmojë partnerët intimë të përmirësojnë komunikimin dhe të zgjidhin konfliktet. Mund të jetë një mënyrë shumë e dobishme për të përmirësuar një marrëdhënie të trazuar ose për të forcuar një martesë. Gjithashtu pranë klinikës tonë mund të gjeni suportin e duhur me terapistet e specializuar që do të gjenden pranë jush.

BURIMET

21 Couples Therapy worksheets, Questions & Activities-Positive Psychology
Benefits of Couples Counseling and How It Works-VeryWellHealth
Couples therapy: How do relationship counseling sessions work?-Better Help